Plagosja e 18-vjeçares në hotelin në Sauk, arrestohet i dashuri, Erisjaldo Gjuta
Vajza rezulton e plagosur me armë zjarri në gjoks dhe tashmë ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Erisjaldo Gjuta rezulton të jetë nipi i Vladimir Gjutës, një personazh i njohur për policinë.
Policia e kryeqytetit ka vënë në pranga 22-vjeçarin Erisjaldo Gjuta, i dashuri i 18-vjeçares që plagosi veten me armë zjarri ditën e djeshme në ambientet e hotelit “Gjuta” në zonën e Saukut.
I riu u shpall në kërkim ditën e djeshme pasi akuzohet se nuk kallëzoi krimin në polici, teksa familjarë të tij transportuan me urgjencë në spital vajzën, duke bërë të mundur ndërhyrjen në kohë të mjekëve.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve kundër Jetës dhe Pronës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1, kapën dhe ndaluan shtetasin E. Gj., 22 vjeç, i shpallur në kërkim ditën e djeshme për veprat penale “Moskallëzim i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit”, informon policia.
Sipas njoftimit të parë të policisë mbi ngjarjen, rezulton se 18-vjeçarja me inicialet N.M., u dërgua në spitalin e Traumës rreth orës 00:15 të 14 shkurtit, nga nëna e 22-vjeçarit Mirvete Gjuta, tashmë e arrestuar, dhe nga kushëriri i Erisjaldos, 24-vjeçari Elvir Gjuta, i shpallur në kërkim nga policia.
Kishte tentuar edhe më parë të dëmtonte veten, pronarët e hotelit, njëkohësisht familjarët e të dashurit të saj tentuan të fshihnin ngjarjen nga frika e e reja mund të humbiste jetën.
Vajza dyshohet se është vetë plagosur me armë zjarri, ndërsa pas këqyrjes së pamjeve të kamerave të sigurisë, u arrestuan 2 shtetas dhe u shpallën në kërkim 3 të tjerë.
Vajza rezulton e plagosur me armë zjarri në gjoks dhe tashmë ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, pasi i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale. Sipas dëshmisë së zbardhur, 18-vjeçarja ka deklaruar: “Doja të vrisja veten, kam gabuar në jetë”. Ngjarja ka ndodhur ndërsa N.M. ishte vetëm në dhomën e gjumit në një hotel në Sauk dhe ka qëlluar veten me armë zjarri.
Sakaq, Erisjaldo Gjuta rezulton të jetë nipi i Vladimir Gjutës, një personazh i njohur për policinë.
Pas këqyrjes së kamerave të sigurisë së hotelit, policia ka arrestuar pronarit, Vladimir Gjuta, dhe nënën e 22-vjeçarit, Mirvete Gjuta. Të dy akuzohen për veprat penale “Moskallëzim i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
Në kërkim u shpallën Sajmir Gjuta 49 vjeç babai i 22-vjeçarit, kushëriri Elvir Gjuta (24 vjeç), si edhe vetë Erisjaldo Gjuta, i cili u ndalua sot.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Kryeministri Rama zhvilloi një takim me socialistët e njësisë nr.2 në Tiranë, ku foli për rrogat dhe pensionet dhe situatën ku ndodhet ekonomia për shkak të luftës në Iran dhe ndikimeve të saj.
Në këtë nismë pritet të angazhohen drejtues të qeverisë, deputetë dhe kryetarë bashkish, të cilët do të zbresin në terren për të prezantuar punën e bërë dhe për të dëgjuar shqetësimet e qytetarëve.
Radhët e gjata rikthehen në Kapshticë, pasi pala greke ka nisur identifikimin elektronik, fotografimin dhe marrjen e shenjave të gishtave të kujtdo që hyn në territorin e saj.
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë "Night Clubs" ku ka identifikuar 11 administratorë lokalesh që shpërndanin drogë ekstazi.Nga 11 masa sigurie janë ekzekutuar 9 prej tyre, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
Komente (0)