Një aksident me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e një tjetri është regjistruar mbrëmjen e së hënës në zonën e Tropojës.
Sipas burimeve nga policia, mjeti i drejtuar nga shtetasi I.K. 34 vjeç ka dalë nga rruga në aksin rrugor “Bajram Curri - Qafë Morinë”, në vendin e quajtur Kasaj.
Për pasojë drejtuesi i mjetit ka humbur jetën në vendngjarje, teksa ka mbetur i plagosur pasagjeri R.D. 38 vjeç.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka shoqëruar në spital të plagosurit i cili ndodhet në gjendje të rëndë, teksa kanë nisur hetimet për zbardhjen e këtij aksidenti.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)