Blindohet Rinasi, ekstradohet Durim Bami
Ka mbërritur në aeroportin e Rinasit, nën forca të shumta policie, i ekstraduari i fundit nga Dubai, Durim Bami.
20:27 30 ditë më parë26.02.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Ditën e sotme përmes avokatit të tij Bami ka kërkuar transferimin nga IEPV “Jordan Misja” në burgun e Fushë Krujës.
Vetëm 12 orë ka mundur të qëndrojë i qetë në burgun 313 në Tiranë, ‘i forti’ i Niklës, Durim Bami, i cili u esktradua mbrëmjen e djeshme nga Dubai për në Tiranë dhe u transferua në paraburgim nën masa të forta sigurie.
Ditën e sotme përmes avokatit të tij Bami ka kërkuar transferimin nga IEPV “Jordan Misja” në burgun e Fushë Krujës. Avokati Ilir Murati i është drejtuar zyrtarisht institucioneve përgjegjëse me një kërkesë urgjente, duke argumentuar se jeta dhe integriteti fizik i tij janë në rrezik real.
Kërkesa është depozituar pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Ministrisë së Drejtësisë dhe Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Në të nënvizohet se Bami aktualisht ndodhet në një paraburgim, ku ndodhen edhe persona që, sipas dosjeve hetimore të SPAK rezultojnë se kanë qenë të përfshirë në plane për eliminimin fizik të tij.
Ka mbërritur në aeroportin e Rinasit, nën forca të shumta policie, i ekstraduari i fundit nga Dubai, Durim Bami.
20:27 30 ditë më parë26.02.2026.
Autori
Hetimet zbuluan planet për vrasjen e dy vëllezërve Durim dhe Valter Bami, si dhe rolin e kryerësve dhe organizatorëve. Grupet e strukturuara kriminale u zbërthyen nga përgjimet e SkyECC.
15:32 112 ditë më parë06.12.2025.
AutoriGjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më 15 maj 2024, ka caktuar ndaj Durim Bamit masën e sigurisë “Arrest në burg”.
47-vjeçari banues në Nikël të Krujës, akuzohet për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kultivimi i bimëve narkotike”, si dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grup i strukturuar kriminal”.
Durim Bami akuzohet se kishte kërkuar eliminimin e ish-deputetit socialist Arben Ndoka, ndërsa edhe ky i fundit dhe anëtarë të tjerë të grupeve kriminale e donin Bamin të vdekur, madje Ervis Martinaj kishte ofruar 1 milion euro për eliminimin e tij.
Sipas SPAK, Durim Bami drejtonte një grup që kultivonte kanabis në Nikël dhe Bubq gjatë periudhës dhjetor 2019–korrik 2020.
Dy fëmijë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti në aksin Pogradec-Korçë.
21:39 6 h më parë28.03.2026.
Autori
Burime nga mbledhja bëjnë me dije se ka pasur dy momente kur ish-ministrja Spiropali ka shkëmbyer biseda aspak të qeta me kryeministrin Edi Rama.
21:05 7 h më parë28.03.2026.
Autori
Kryeministri Rama zhvilloi një takim me socialistët e njësisë nr.2 në Tiranë, ku foli për rrogat dhe pensionet dhe situatën ku ndodhet ekonomia për shkak të luftës në Iran dhe ndikimeve të saj.
18:30 9 h më parë28.03.2026.
Autori
Policia e Vlorës ka arrestuar një të moshuar i cili kërcënonte me thikë familjarët e tij.
17:32 10 h më parë28.03.2026.
Autori
Në këtë nismë pritet të angazhohen drejtues të qeverisë, deputetë dhe kryetarë bashkish, të cilët do të zbresin në terren për të prezantuar punën e bërë dhe për të dëgjuar shqetësimet e qytetarëve.
16:35 11 h më parë28.03.2026.
Autori
Një 33 vjeçar në Vlorë është plagosur me thikë pas një sherri. Ai është dërguar në spital ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale.
16:09 12 h më parë28.03.2026.
Autori
Radhët e gjata rikthehen në Kapshticë, pasi pala greke ka nisur identifikimin elektronik, fotografimin dhe marrjen e shenjave të gishtave të kujtdo që hyn në territorin e saj.
15:50 12 h më parë28.03.2026.
Autori
Një makinë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në ujërat e liqenit të Bënjës në Gramsh. Plagoset drejtuesi.
15:25 13 h më parë28.03.2026.
Autori
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë "Night Clubs" ku ka identifikuar 11 administratorë lokalesh që shpërndanin drogë ekstazi.Nga 11 masa sigurie janë ekzekutuar 9 prej tyre, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
13:34 14 h më parë28.03.2026.
Autori
Komente (0)