Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Interpol ka vënë në pranga një 61 vjeçar në zonën e Belshit, i dënuar nga autoritetet italiane për disa krime të rënda në fushën e trafikut të lëndëve narkotike apo edhe prostitucionit.
Në pranga ra shtetasi Andrea Gjini, i njohur edhe me identitetin Andrea Kuqja, i cili ishte shpallur në kërkon ndërkombëtar nga Gjykata e Lucas në Itali që prej vitit 2016.
Ky shtetas është dënuar nga kjo gjykatë me 15 vjet, 9 muaj e 18 ditë burg për “Shfrytëzim prostitucioni”, “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Plagosje”.
Interpol Tirana ka vendosur kontaktet me homologët italianë për nisjen e procedurave për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)