Gjykata e Fierit dënoi me nga 20 vite burg dy të shtetasit V.D. alias L. dhe A.G., të cilët u shpallën fajtorë për veprat penale “Vrasja me paramendim”, e mbetur në tentativë dhe e kryer në bashkëpunim, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Gjatë hetimeve u provua se i pandehuri V.D. alias L. kishte planifikuar eliminimin e shtetasit Agron Hoxha si hakmarrje për vrasjen e vëllait të tij G.L.
Hetimet zbuluan se për realizimin e këtij plani ai bashkëpunoi me të pandehurin A.G. Ngjarja ndodhi më 30 dhjetor 2019, rreth orës 17:50, në vendin e quajtur “Dukas-Breg”, në Patos.
Sipas dosjes hetimore, pasi u sigurua për identitetin e shënjestrës, A.G. iu afrua shtetasit A.H. dhe qëlloi tre herë me armë zjarri në drejtim të tij. Si pasojë e të shtënave, A.H. mbeti i plagosur, duke pësuar dëmtime në krahun e majtë, por arriti të mbijetojë.
Prokuroria theksoi se provat e mbledhura gjatë hetimeve vërtetuan bashkëpunimin mes dy të pandehurve dhe motivin e hakmarrjes që qëndronte pas atentatit. Në përfundim, gjykata vendosi dënimin me nga 20 vite burg për secilin prej tyre.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)