Një banesë është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit në zonën e Ujit të Ftohtë në qytetin e Vlorës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:30, teksa dëmet në banesë janë të konsiderueshme. Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar si pasojë e flakëve.
Zjarrëfikësit shkuan menjëherë në vendngjarje dhe pas disa minutash arritën të lokalizonin flakët dhe t’i vinin ato në kontroll.
Paraprakisht, dyshohet se zjarri në banesë mund të ketë nisur nga një shkëndijë elektrike, teksa hetimet vijojnë.
Nga verifikimet e para rezulton se zjarri ka shkaktuar dëme materiale, duke djegur një dhomë dhe kuzhinën e banesës.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)