Tre persona janë arrestuar në Tiranë pasi dyshohet se kanë marrë me forcë dhe kanë dhunuar një 28-vjeçar.
Shtetasit e arrestuar dyshohet se e kanë mbajtur të riun kundër vullnetit të tij dhe më pas e kanë goditur fizikisht.
Në pranga ka rënë një 30-vjeçar me inicialet E. L. dhe dy vajza, një 24-vjeccare me inicialet E. Sh. dhe M. K., 22 vjeçe.
Sipas policisë, tre të rinjtë dyshohet se kanë vepruar në bashkëpunim me njëri-tjetrin për t’i marrë pëneg 28-vjeçarin dhe për ta dhunuar.
Autoritetet bëjnë me dije se hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar motivin e saj.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)