Një grua ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti tragjik pranë Gjykatës Civile të Tiranës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur paraditen e kësaj të marte, teksa një autobot uji ka përplasur gruan që lëvizte me motoçikletë.
Mësohet se përplasja ka qenë e fortë dhe gruaja ka humbur jetën në vendngjarje. Policia pritet të japë informacione zyrtare për ngjarjen dhe identitetin e viktimës, teksa ambulanca dhe një grup mjekësh shkuan atje për ndihmën e parë. Zona është rrethuar për hetimet e mëtejshme.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)