Tenderi 700 mijë euro, kalon për gjykim dosja për Benet Becin dhe 6 zyrtarë
Sipas SPAK, shkeljet lidhen me një tender konsulence me vlerë rreth 700 mijë euro, të zhvilluar në vitin 2019 nga KESH, me objekt “Zhvillimi Strategjik i Sektorit Energjetik”.
Gjykata e Posaçme ka kaluar për gjykim dosjen ndaj kryetarit të Bashkisë Shkodër, Benet Beci, i akuzuar për shkelje të barazisë në tendera, së bashku me gjashtë zyrtarë të tjerë.
Sipas SPAK, shkeljet lidhen me një tender konsulence me vlerë rreth 700 mijë euro, të zhvilluar në vitin 2019 nga KESH, me objekt “Zhvillimi Strategjik i Sektorit Energjetik”.
Në të njëjtën çështje janë marrë të pandehur edhe Jonid Kazani, Edlira Mitrushi, Yllka Nishku, si dhe anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave: Rudin Gjoni, Premtim Dauti dhe Adela Ruko.
Në GJKKO është shtyrë sërish seanca paraprake për kryebashkiakun e Shkodrës Benet Beci. Shkak për këtë ishte mosparaqitja e vetë Becit në gjykatë, teksa avokati i tij ka qenë në një seancë tjetër.
Prokuroria e Posaçme ka dërguar për gjykim dosjen e kryebashkiakut të Shkodrës, Benet Beci dhe 6 zyrtarëve të të tjerë të akuzuar për shkelje me një tender me vlerë 700 mijë euro, të Koorporatës Elektroenergjetike Shqiptare.
Vendimi për kalimin e dosjes në gjykim është marrë nga gjyqtarja Marinela Osmani. Hetimet kanë nisur nga Byroja Kombëtare e Hetimit, pas analizimit të provave të sekuestruara në banesën e ish-kreut të ARRSH-së Evis Berberi, i cili po hetohet për disa afera korruptive.
Sipas akuzës, gjatë kohës kur drejtonte KESH-in, Benet Beci në bashkëpunim me zyrtarët e tjerë dyshohet se ka favorizuar në mënyrë të padrejtë një kompani të caktuar, duke cenuar konkurrencën në procedurën e prokurimit.
SPAK pretendon se shkeljet kanë ndodhur në disa faza të tenderit, duke përfshirë përllogaritjen e fondit limit, hartimin e termave të referencës, përcaktimin e kritereve si dhe procesin e vlerësimit të ofertave.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Kryeministri Rama zhvilloi një takim me socialistët e njësisë nr.2 në Tiranë, ku foli për rrogat dhe pensionet dhe situatën ku ndodhet ekonomia për shkak të luftës në Iran dhe ndikimeve të saj.
Në këtë nismë pritet të angazhohen drejtues të qeverisë, deputetë dhe kryetarë bashkish, të cilët do të zbresin në terren për të prezantuar punën e bërë dhe për të dëgjuar shqetësimet e qytetarëve.
Radhët e gjata rikthehen në Kapshticë, pasi pala greke ka nisur identifikimin elektronik, fotografimin dhe marrjen e shenjave të gishtave të kujtdo që hyn në territorin e saj.
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë "Night Clubs" ku ka identifikuar 11 administratorë lokalesh që shpërndanin drogë ekstazi.Nga 11 masa sigurie janë ekzekutuar 9 prej tyre, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
Komente (0)