Policia e Tiranës ka nisur procedim penal për dy mjekë, pas kallëzimit të bërë nga babai i një vajze të mitur. Sipas tij mjekët kanë vonuar trajtimin mjekësor të të bijës dhe gjatë operacionit kanë dëmtuar shëndetin e saj.
"Referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit L. H., 30 vjeç dhe A. H., 32 vjeçe, të dy me detyrë mjek, pasi ka kallëzuar shtetasi Sh. M. se këta dy mjekë kanë vonuar në trajtimin mjekësor të vajzës së tij të mitur dhe se gjatë një ndërhyrjeje kirurgjikale i kanë dëmtuar shëndetin e saj", thotë policia.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)