Një mjet transporti i njohur si “dum-dum” është përfshirë në një aksident rrugor me një makinë tip Benz në aksin e vjetër rrugor Fier-Lushnje.
Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Vajkan dhe për pasojë 2 persona kanë marrë plagë të konsiderueshme dhe për pasojë janë dërguar për të marrë ndihmë në spitalin rajonal.
Të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën teksa policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.
Paraprakisht, dyshohet për një parakalim të gabuar, por edhe gjendjen e amortizuar të aksit të vjetër rrugor që lidh Fierin me Lushnjen.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)