Krimi tragjik në Roskovec, 80-vjeçari vrau bashkëshorten dhe veten, i biri zbulon konfliktet në familje
Në dëshminë e tij për policinë, djali i çiftit ka treguar se në momentin e ngjarjes ndodhej në Fier për një konsultë mjekësore, fakt i konfirmuar edhe nga kamerat e sigurisë. Pas kthimit nga Fieri, djali i viktimave i ka gjetur prindërit të pajetë në banesë.
Një ngjarje e rëndë tronditi Roskovecin mesditëne sotme, ku një 80-vjeçar vrau me armë gjahu bashkëshorten e tij dhe më pas i dha fund jetës.
Viktimat janë Shefit Rrapaj dhe bashkëshortja e tij Dashuri Rrapaj, 75 vjeçe. Sipas burimeve policore, burri ka qëlluar fillimisht gruan dhe më pas ka kryer vetëvrasje me të njëjtën armë.
Në dëshminë e tij për policinë, djali i çiftit ka treguar se në momentin e ngjarjes ndodhej në Fier për një konsultë mjekësore, fakt i konfirmuar edhe nga kamerat e sigurisë.
Pas kthimit nga Fieri, djali i viktimave i ka gjetur prindërit të pajetë në banesë. Fillimisht ai ka njoftuar një kushëri dhe më pas policinë. Ai gjithashtu ka zbuluar se marrëdhëniet në familje kishin qenë të tensionuara prej kohësh.
“Babai ishte tip konfliktual, ndërsa mamaja më dilte gjithmonë në krah”, mësohet të ketë deklaruar ai.
Sipas tij, konflikti i fundit kishte ndodhur rreth 10 ditë më parë për një arsye banale. “U grindëm sepse unë hodha pleh te patatet në oborr dhe ai u acarua duke më thënë: ‘Pse u hedh pleh patateve?’”, ka rrëfyer djali.
Debati kishte përfunduar deri në komisariat, duke treguar për një përshkallëzim të tensioneve në familje.
Ngjarja e rëndë është regjistruar në fshatin Kuman, ku tashmë banesa e çiftit të ndjerë është rrethuar nga forca të shumta të policisë, por edhe banorë të zonës, të cilët kanë mbetur të tronditur nga ngjarja.
Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Kuman të Roskovecit, këtë të martë. Mësohet se burri ka vrarë bashkëshorten e tij dhe më pas ka qëlluar edhe veten.
Sipas hetimeve paraprake dyshohet se arma e përdorur dyshohet të jetë e vjetër dhe e mbajtur e fshehur në tokë dhe prej sa janë qëlluar dy plumba, një për vrasjen e gruas dhe një për vetëvrasjen e 80-vjeçarit.
Ndërkohë, banorë të zonës kanë treguar se konfliktet mes çiftit nuk ishin të reja. “Tre ditë më parë ka pasur një tjetër konflikt familjar, i evidentuar edhe nga policia”, është shprehur një banore për mediat.
Ndërkohë, një komshi i familjes ka shprehur habinë për tragjedinë, duke i përshkruar viktimat si njerëz të respektuar.
“Ishin njerëz shumë të mirë. Zonja ishte si motra ime. Nuk kishin probleme me të tjerët. Nuk e dimë si ndodhi kjo”, tha ai.
Pas krimit, situata në banesën e çiftit ka qenë e tensionuar, pasi gjatë nxjerrjes së trupave janë regjistruar përplasje mes familjarëve. Po ashtu motra e viktimës është transportuar me urgjencë në Spitalin e Fierit në gjendje të rënduar psikologjike.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Kryeministri Rama zhvilloi një takim me socialistët e njësisë nr.2 në Tiranë, ku foli për rrogat dhe pensionet dhe situatën ku ndodhet ekonomia për shkak të luftës në Iran dhe ndikimeve të saj.
Në këtë nismë pritet të angazhohen drejtues të qeverisë, deputetë dhe kryetarë bashkish, të cilët do të zbresin në terren për të prezantuar punën e bërë dhe për të dëgjuar shqetësimet e qytetarëve.
Radhët e gjata rikthehen në Kapshticë, pasi pala greke ka nisur identifikimin elektronik, fotografimin dhe marrjen e shenjave të gishtave të kujtdo që hyn në territorin e saj.
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë "Night Clubs" ku ka identifikuar 11 administratorë lokalesh që shpërndanin drogë ekstazi.Nga 11 masa sigurie janë ekzekutuar 9 prej tyre, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
Komente (0)