I vjedhur në Gjermani, gjendet në Tiranë G-Class me vlerë 250 mijë euro
Nga hetimet e policisw u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi A. L., 34 vjeç, i cili dyshohet se e ka trafikuar këtë automjet në Shqipëri me qëllim shitjen.
Një automjet luksoz i vjedhur në Gjermani, me vlerë 250 mijë euro, është sekuestruar në Shqipëri. Në vijim të operacionit të koduar “Stolen Line”, që lufton rastet e trafikimit të automjeteve të vjedhura jashtë shtetit me destinacion vendin tonë, policia e Tiranës ka realizuar një goditje të bujshme.
Në kryeqytet u sekuestrua një automjet tip “Mercedes-Benz AMG G63”, pasi nga verifikimet rezultoi i vjedhur në Gjermani. “G-Class” ashtu si e njohin gjerësisht shqiptarët, kishte vlerën e çerek milioni eurosh.
Nga hetimet e policisë u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi A. L., 34 vjeç, i cili dyshohet se e ka trafikuar këtë automjet në Shqipëri me qëllim shitjen. Autoritetet vijojnë punën për kapjen e 34-vjeçarit dhe dokumentimin e plotë të rastit. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Kryeministri Rama zhvilloi një takim me socialistët e njësisë nr.2 në Tiranë, ku foli për rrogat dhe pensionet dhe situatën ku ndodhet ekonomia për shkak të luftës në Iran dhe ndikimeve të saj.
Në këtë nismë pritet të angazhohen drejtues të qeverisë, deputetë dhe kryetarë bashkish, të cilët do të zbresin në terren për të prezantuar punën e bërë dhe për të dëgjuar shqetësimet e qytetarëve.
Radhët e gjata rikthehen në Kapshticë, pasi pala greke ka nisur identifikimin elektronik, fotografimin dhe marrjen e shenjave të gishtave të kujtdo që hyn në territorin e saj.
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë "Night Clubs" ku ka identifikuar 11 administratorë lokalesh që shpërndanin drogë ekstazi.Nga 11 masa sigurie janë ekzekutuar 9 prej tyre, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
Komente (0)