Mali i Zi dhe Shqipëria me grupe të përbashkëta hetimi, Braho dhe Dumani në Podgoricë

Shqipëria dhe Mali i Zi do të kenë grupe të përbashkëta hetimore në luftën ndaj krimit të organizuar. Kreu i SPAK Klodjan Braho, dhe paraardhësi i tij Altin Dumani u pritën në Podgoricë nga Prokurori i Përgjithshëm i Shtetit, Milorad Markoviç, Kryeprokurori Special, Vladimir Novoviç.

03.04.2026. 16:41

Mali i Zi dhe Shqipëria me grupe të përbashkëta hetimi, Braho dhe Dumani në Podgoricë

Shqipëria dhe Mali i Zi do të kenë grupe të përbashkëta hetimore në luftën ndaj krimit të organizuar. Kreu i SPAK Klodjan Braho, dhe paraardhësi i tij Altin Dumani u pritën në Podgoricë nga Prokurori i Përgjithshëm i Shtetit, Milorad Markoviç, Kryeprokurori Special, Vladimir Novoviç dhe Prokurori i Shtetit, Siniša Milić.

Siç bën të ditur zyra e shtypit e SPAK, u nënshkrua Marrëveshja për krijimin e një Skuadre të Përbashkët Hetimore mes dy prokurorive.

"Përfaqësuesit e të dy palëve theksuan se bashkëpunimi institucional dhe shkëmbimi efektiv i informacionit janë elementë thelbësorë për përballimin e formave gjithnjë e më komplekse të krimit të organizuar dhe korrupsionit, duke respektuar plotësisht kuadrin ligjor të të dy vendeve. Ata gjithashtu nënvizuan se intensifikimi i bashkëpunimit do të mundësojë trajtimin më të shpejtë, më të koordinuar dhe më efikas të çështjeve me interes të përbashkët", thuhet në njoftim.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)