30-vjeçari në Durrës kapet me 8 kg kanabis në banesë

Policia bën me dije se në një banesë i riut kishte fshehur 8 kilogramë kanabis, të cilat janë sekuestruar gjatë operacionit.

17.04.2026. 10:00

30-vjeçari në Durrës kapet me 8 kg kanabis në banesë

Një 30-vjeçar nga Durrësi ka përfunduar në prangat e policisë nën akuzë për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Policia bën me dije se në një banesë i riut kishte fshehur 8 kilogramë kanabis, të cilat janë sekuestruar gjatë operacionit.

“U finalizua operacioni i koduar “Banesa”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi: Eduart Kullësi, 30 vjeç, banues në Durrës. Bazuar në informacionet e siguruara se ky shtetas posedonte një sasi lënde narkotike të cilën e kishte fshehur në një banesë të pabanuar afër banesës së tij, në lagjen nr. 8, Durrës, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë dhe kanë kapur në flagrancë shtetasin E. K., në momentin që ai po tentonte të merrte lëndën narkotike. Lënda e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, me peshë 8 kilogramë, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, informon policia.

Uniformat blu vijojnë hetimet për këtë rast, për të identifikuar shtetas të tjerë që mund të jenë të përfshirë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)