Lëvizje në trupin diplomatik, Bajram Begaj nxjerr dekretet

Presidenti Bajram Begaj ka nxjerrë dekretet për emërimin dhe largimin e disa ambasadorëve të Shqipërisë në botë.

17.04.2026. 12:01

Lëvizje në trupin diplomatik, Bajram Begaj nxjerr dekretet

Presidentit i Republikës, Bajram Begaj ka nxjerrë ditën e sotme dekretet për lirimin dhe emërimin në detyrë të disa ambasadorëve të Shqipërisë.

Kështu, Riza Poda nuk do të jetë më ambasador i Shqipërisë në Kinë.

Po ashtu është liruar nga detyra ambasadori në Serbi, Bardhyl Canaj dhe ai në Egjip, Sami Shiba.

E emëruar në vitin 2023, edhe Vasilika Hysi nuk do të jetë më ambasadore e Shqipërisë në Misionin e Përhershëm të Republikës së Shqipërisë pranë Zyrës së Kombeve të Bashkuara dhe Organizatave të Tjera Ndërkombëtare në Gjenevë.

Ndërsa diplomatja e fundit që lirohet nga detyra është Albana Dautllari, që shërbente si ambasadore në Belgjikë. Por për të ka dhe një dekret emërimi, duke e caktuar në Misionin e Republikës së Shqipërisë pranë Bashkimit Evropian.

Ndërkohë, që në vend të Dautllarit në Mbretërinë e Belgjikës do të ushtrojë detyrën e përfaqësuesit të Shqipërisë, Gazment Barbullushi.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)