Një konflikt mes fqinjësh ka përfunduar me të shtëna arme në kryeqytet, duke lënë të plagosur një person.
Ngjarja është regjistruar në zonën e njohur si “Farmacia 10” në Tiranë, ku shtetasi Ilirjan Dosti ka mbetur i plagosur me armë zjarri. Sipas informacioneve paraprake, ai ka marrë një plumb në pjesën e barkut dhe është transportuar menjëherë drejt spitalit për ndihmë mjekësore.
Burime bëjnë me dije se autori i dyshuar është komshi me të plagosurin dhe dyshohet se ka qenë nën efektin e alkoolit në momentin e ngjarjes. Konflikti mes tyre ka nisur për motive banale, por ka degraduar deri në përdorimin e armës.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave, si dhe për kapjen e autorit.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)