Çmime të reja, Bordi i Transparencës rrit naftën dhe benzinën

Çmimi i naftës është rritur duke shkuar në 210 lekë, nga 207 lekë për litër që ishte ditën e djeshme, ndërsa benzina do të shitet me 176 lekë për litër, nga 174 që ishte dje.

17.04.2026. 14:41

Çmime të reja, Bordi i Transparencës rrit naftën dhe benzinën

Dy ditë pasi uli çmimin e karburantit në vend, Bordi i Transparencës është mbledhur sërish për t’i ndryshuar ato. Sipas vendimit të ri, i cili hyn në fuqi në orën 16:00, nafta do të shitet me tre lekë më shtrenjtë dhe benzina me dy lekë.

Çmimi i naftës është rritur duke shkuar në 210 lekë, nga 207 lekë për litër që ishte ditën e djeshme, ndërsa benzina do të shitet me 176 lekë për litër, nga 174 që ishte dje.

VENDIMI:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 210 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 198 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 176 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 164 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 17 ora 16.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)