Një aksident tragjik në Rrugën e Kombit ka marrë një bilanc edhe më të rëndë, duke shtuar numrin e viktimave dhe duke lënë disa persona në gjendje të rëndë për jetën.
Ngjarja ndodhi në segmentin Milot-Rrëshen, në afërsi të Rubikut, ku dy automjete u përplasën me njëri-tjetrin në rrethana ende të paqarta. Sipas të dhënave zyrtare, si pasojë e përplasjes humbi jetën drejtuesi i njërit mjet, shtetasi N. P., 61 vjeç, si dhe shtetasi F. P., rreth 57 vjeç, i cili ishte babai i drejtuesit të automjetit tjetër.
Nga aksidenti mbetën të plagosur drejtuesi i mjetit të dytë, shtetasi D. P., 30 vjeç, së bashku me katër pasagjerë të tjerë. Të gjithë të lënduarit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
Policia njofton se grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe përcaktimin e shkaqeve që çuan në këtë ngjarje të rëndë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)