Tentoi ti grabiste banesën ku ushtronte prostitucion, 24-vjeçarja plagos me thikë adoleshentin

Policia bën me dije se adoleshenti është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore pasi është plagosur me thikë nga një 24-vjeçare që ndodhej në ambientet e kësaj shtëpie.

17.04.2026. 14:56

Tentoi ti grabiste banesën ku ushtronte prostitucion, 24-vjeçarja plagos me thikë adoleshentin

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Tiranë, ku një 17-vjeçar raportohet se është plagosur teksa ka tentuar të grabisë një banesë ku ushtrohej prostitucion.

Policia bën me dije se adoleshenti është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore pasi është plagosur me thikë nga një 24-vjeçare që ndodhej në ambientet e kësaj shtëpie.

Policia ka vënë në pranga 24-vjeçaren që e plagosi, por pas marrjes së ndihmës mjekësore policia edhe 17-vjeçarin, ndërsa është proceduar një 30-vjeçar. Nga kontrolli në banesë, u gjet një sasi lënde narkotike kokainë që dyshohet se përdorej nga 30-vjeçari.

“Specialistët kryen veprimet procedurale për arrestimin e shtetases S. Sh., 24 vjeçe dhe të një 17-vjeçari, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin M. B., 30 vjeç, pasi dyshohet se 24-vjeçarja ka dëmtuar me mjet prerës, të miturin, i cili ka tentuar të vjedhë me dhunë, në banesën ku shtetasja ushtronte prostitucion”, njofton policia.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)