Ndryshime në nivel drejtuesi në administratë, Genti Gazheli ikën nga Doganat
Qeveria pritet të miratojë sot një seri vendimesh që sjellin ndryshime të rëndësishme në drejtimin e institucioneve kyçe shtetërore.
13:06 1 ditë më parë28.01.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me fermerë dhe sipërmarrës në Elbasan, njoftoi krijimin e Bankës së Zhvillimit dhe linjave të reja të kreditimit për bujqësinë dhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.
Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me fermerë dhe sipërmarrës në qarkun e Elbasanit, prezantoi planin e qeverisë për mbështetjen e sektorit bujqësor, duke e cilësuar këtë katërvjeçar si një periudhë vendimtare për përgatitjen e fermerëve shqiptarë ndaj kërkesave të tregut europian. Ai theksoi se Shqipëria do të ketë Bankën e Zhvillimit, një institucion i ri që synon të ofrojë financim dhe projekte mbështetëse për bujqësinë dhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.
“Shqipëria do të ketë Bankën e Zhvillimit, që do të mbështesë projektet tuaja. Agrokrediti është gjithashtu një instrument që vjen në favorin tuaj, ndërsa linja e re e kreditimit mund të arrijë deri në 250 milionë euro dhe deri në 2 milionë euro për secilën iniciativë”, tha Rama.
Ai bëri thirrje që bashkitë të jenë partnerë aktivë të fermerëve, duke i ofruar ndihmë financiare, teknike dhe institucionale, dhe të mos presin që mbështetja të vijë vetëm nga qeveria qendrore.
Kryeministri theksoi rëndësinë e cilësisë mbi sasinë, duke u bërë thirrje fermerëve që të krijojnë ndërmarrje të përbashkëta me pushtetin vendor dhe të investojnë në projekte që rrisin të ardhurat e tyre pa u varur nga lëmoshat elektorale. “Ikëm nga koha kur bujqësia funksiononte me lëmosha elektorale. Shqipëria nuk konkurron me sasi, por me cilësi. Vitet që vijnë janë për të krijuar hov të madh cilësor në bujqësi,” u shpreh Rama.
Ai gjithashtu theksoi rolin e shembujve të suksesshëm të fermerëve që kanë nisur bizneset e tyre me mund dhe pasion, duke nënvizuar se përkushtimi dhe dashuria për tokën janë faktorë kyç për suksesin. Rama shtoi se mbështetja do të jetë e drejtpërdrejtë dhe afatshkurtër, duke përmendur nevojën që ministri i Bujqësisë të jetë prezent në terren dhe jo vetëm në Tiranë, për të orientuar dhe ndihmuar fermerët në zbatimin e projekteve.
Pas tre ditësh me radhë pritjeje të gjata në kufi, qarkullimi mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut rikthehet në normalitet.
19:52 53 min më parë29.01.2026.
Autori
Ambasada e SHBA iu kërkon qytetarëve shqiptarë që të respektojnë afatet e vizave në të kundërt do të përballen me pasoja.
19:22 1 h më parë29.01.2026.
Autori
Ervin Salianji ka lëshuar nga Himara akuza të ashpra ndaj liderishipit të PD, i cili sipas tij ka shkatërruar garën në parti.
19:04 1 h më parë29.01.2026.
Autori
Pas një seance maratonë që zgjati rreth gjashtë orë, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar shqyrtimin e radhës për çështjen penale ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit.
18:40 2 h më parë29.01.2026.
Autori
Përfaqësuesit e PD i shprehën raporterit të PE për Shqipërinë shqetësimin për bllokimin e shqyrtimit të mandatit të Belinda Ballukut, që sipas tyre cenon rolin e Kuvendit, pavarësinë e drejtësisë dhe standardet demokratike.
17:54 2 h më parë29.01.2026.
Autori
Zv/kryeministrja Belinda Balluku ka dorëzuar një rekurs në Gjykatën e Lartë kundër masës shtrënguese të ndalimit të daljes jashtë vendit.
17:33 3 h më parë29.01.2026.
Autori
Policia kufitare në Sarandë procedoi një shtetas grek që tentoi të nxirrte nga Shqipëria 45 mijë euro, pa i deklaruar ato.
17:10 3 h më parë29.01.2026.
Autori
GJKKO i ka vijuar masën e sigurisë arrest në burg shtetasit Jozi Kraja, i cili u ekstradua dy ditë më parë nga Zvicra pasi dyshohet se për vite me radhë ka siguruar kushtet për vrasjen e vëllezërve Bami.
16:16 4 h më parë29.01.2026.
Autori
27-vjeçari Arnest Gjoncaj u transportua me urgjencë drejt Tiranës, për të marrë ndihmë mjekësore të specializuar. Dy persona të arrestuar dhe një i tretë shpallet në kërkim.
15:32 5 h më parë29.01.2026.
Autori
Komente (0)