“Mandatet” pa datë për imunitetin e Ballukut, zbardhet debati Bardhi-Peleshi: S’ju ka hapur telefonin Rama!

Një video e publikuar nga kryedemokrati Sali Berisha në Facebook, ka zbardhur debatin e ashpër mess përfaqësuesve të opozitës dhe kreut të Kuvendit, Niko Peleshi për datën kur do të mbahet mbledhja e ardhshme e Këshillit të Mandateve, për të vendosur fatin e Belinda Ballukut.

19.12.2025. 17:40

“Mandatet” pa datë për imunitetin e Ballukut, zbardhet debati Bardhi-Peleshi: S’ju ka hapur telefonin Rama!

Një video e publikuar nga kryedemokrati Sali Berisha në Facebook, ka zbardhur debatin e ashpër mess përfaqësuesve të opozitës dhe kreut të Kuvendit, Niko Peleshi për datën kur do të mbahet mbledhja e ardhshme e Këshillit të Mandateve, për të vendosur fatin e zv/kryeministres dhe ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku.

Avokati i Ballukut, Ardian Kalija, kërkoi gjatë mbledhjes tre javë kohë që të njihet me materialet e dorëzuara nga SPAK në Kuvend dhe atij iu miratua aksesi në USB-në me provat e dosjes që përmban rreth 10 mijë faqe.

Mazhoranca në krahun tjetër ka kërkuar një muaj kohë për mbledhjen e radhës, por ajo e sotmja u mbyll nga kreu i Kuvendit Niko Peleshi pa caktuar një afat, pas 5 orësh diskutime mes palëve dhe prokurorëve të çështjes.

Në video shihet kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi teksa i kërkon Peleshitt ë caktojë një datë, për të cilën opozita kërkon që të jetë jo më larg se e hëna ose e marta që vjen.

“Cakto datën e mbledhjes. Do ta thërrasim ne me 1/2 për të hënën. Nuk ju është përgjigjur Rama në telefon, dhe shtyni mbledhjen. Turp!”, thotë Bardhi.

Kujtojmë se pas mbledhjes Gazment Bardhi shprehu për mediat qëndrimin e opozitës kundër propozimit të mazhorancës dhe avokatit të Belinda Ballukut për ta shtyrë çështjen e imunitetit të saj për në janar, me pretendimin se dosja është voluminoze dhe duhen disa javë kohë për ta shqyrtuar atë.

Teksa solli në vëmendje rastin e ish-zv.kryeministrit Ahmetaj, Bardhi deklaroi me ironi para gazetarëve pas mbledhjes së Këshillit të Mandateve, se nëse kjo çështje shtyhet disa javë atëherë Balluku ka ngrënë bakllavanë dhe dëshmitarët e dosjes.

“E përsëris nuk mund të ketë më shumë të drejta se asnjë deputet tjetër. Kanë marrë 48 deri në 72 orë në 5 vitet e fundit. Duhet të ruajmë një standard. E pandehura mund të thotë se edhe të ha bakllavanë dhe gjelin e detit dhe intimiduar dëshmitarët dhe intimiduar.

Prokuroria tha se 3 ditë janë të mjaftueshme, maksimumi 5 ditë. Kërkuan që të përmbyllej i gjithë procesi. Ne bëmë thirrje të mblidhet kuvendi në një sesion të jashtëzakonshëm. Nuk e kanë me ngut, thonë që këshilli të mblidhet me 20, pastaj edhe dy javë të tjera.

Kur ka marrë dy javë kohë këshilli për të shkruar raportin. Këta e thanë qartazi se do të merrnin dy javë kohë. Me afatet që duan të ecin, i bie që kjo çështje të shqyrtohet deri në shkurt. Deri atëherë, Belinda ka ngrënë bakllavanë, gjelin e detit edhe provat. Kjo që ka bërë Rama sot në këshillin e mandateve është e paprecedentë”, theksoi Bardhi.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)