Ndryshime në nivel drejtuesi në administratë, Genti Gazheli ikën nga Doganat
Qeveria pritet të miratojë sot një seri vendimesh që sjellin ndryshime të rëndësishme në drejtimin e institucioneve kyçe shtetërore.
13:06 13 h më parë28.01.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Sekretariati i Etikës ka vendosur të dënojë me 30 ditë përjashtim 6 nga 29 deputetë të opozitës për të cilët mazhoranca kishte kërkuar masa, në lidhje me incidentet gjatë seancës së fundit të Kuvendit.
Mes debateve të ashpra mes dy palëve, Sekretariati i Etikës ka vendosur të japë ndëshkimet për deputetët e opozitës të përfshirë në incidentet e seancës së datës 19, ku u bllokuan karriget e ministrave dhe pati përplasje edhe me gardën.
Në një akt të paprecedentë “mëshire” anëtarët socialistë në Sekretariat u tërhoqën nga dënimet për 23 deputetë demokratë duke iu dhënë vërejtje, ndërkohë që masa u vendosën për 6 të tjerët në listën me 29 emra.
Kështu për sjellje joetike dhe hedhje të flakadanëve si dhe pengimin e fjalës së kryetarit Peleshi, Komisioni i Etikës vendosi të përjashtojë me 30 ditë deputetët Belind Këllici, Fidel Kreka, Albana Vokshi, Klevis Balliu, Flamur Noka, Elda Hoti.
Ndërkohë, që shpëtuan pa dënim dhe Sali Berisha e Gazment Bardhi që cilësoheshin nga deputetët e opozitës si organizatorët e kaosit në Kuvend.
Seanca e Sekretariatit të Etikës u ndërpre një herë pasi deputetët e opozitës po mundësonin transmetimin live të saj në rrjetet sociale, çka e detyroi kryetarin Manja, që vendimmarrjen ta merrte në një sallë tjetër.
Anëtarët demokratë në këtë sekretariat mbajtën gjatë gjithë kohës në duar pankarta me foto të personave dhe zyrtarëve të akuzuar nga SPAK për korrupsion.
Teksa jepte vendimin, deputetja Albana Vokshi iu drejtua Manjës se opozita nuk do të tërhiqet nga denoncimet e saj.
“Nuk do të tërhiqemi deri sa të largohet Edi Rama me Belina Ballukun. Ulsi kishe momentin për t’u distancuar nga krimi dhe bandat”, tha Vokshi.
Ndërkohë, Ulsi Manja tha pas mbledhjes se vendimmarrja u bë pas verifikimit të pamjeve.
"Në respekt të opinionit publik por edhe të mediave, duke qenë se Sekretariati për Etikën sipas Rregullores në mënyrë taksative i zhvillon me dyer të mbyllura mbledhjet, sepse është organ pune i Kuvendit, pavarësisht se nga deputetët e opozitës që unë kam kërkuar të jenë të pranishëm, sepse janë deputetë ndaj të cilëve kërkohet masë, si rregull duhet të dëgjohen.
Sot pamë pamjet nga seanca jo normale, me veprime të dhunshme, ju ishit dëshmitarë dhe prezentë. Me vendim të Sekretariatit të Etikës përjashtohen me 30 ditë deputetët: Flamur Noka, Albana Vokshi, Elda Hoti, Belind Këlliçi, Klevis Balliu dhe Fidel Kreka", tha Manja.
Teksa deputeti i PD, Noka u shpreh për mediat pas përjashtimit të tij me 30 ditë se mazhoranca tashmë është tërbuar pas mesazhit që mori nga protesta e një dite më parë në Bulevard.
“Urdhrat e Suelit dhe Agasit nuk na trembin. Me vërshimin e qytetarëve dje në bulevard këta e kanë marrë mesazhin ndaj janë të tërbuar. Nuk ndalemi deri në çmontimin e tyre.
Po u rrëshqet dheu nën këmbë, jemi të vendosur të çojmë deri në fund misionin tonë.
Gysi urdhëron dhe ne e dimë, flet me kapon ai, me atë ndan tenderët dhe urdhrat kush do të shpallet armik i pushtetit. Ikin të gjithë si lepuj në zyrën e Gysit dhe marrin urdhrat për rrëmbime, inkuizicion dhe përjashtime për opozitën. Nuk ndalemi deri në një qeveri teknike pa Belinda, Linda dhe Mirlinda”, tha Noka.
Këtë të enjte parashikohen reshje intensive, sidomos në Vlorë dhe Gjirokastër.
07:00 3 h më parë29.01.2026.
Autori
Presidenti Bajram Begaj, në takimin me Trupin Diplomatik, riafirmoi orientimin e palëkundur euroatlantik të Shqipërisë, partneritetin strategjik me SHBA-të, angazhimin për integrimin në BE dhe rolin e vendit si faktor stabiliteti në rajon.
21:43 5 h më parë28.01.2026.
Autori
Qeveria ka miratuar ndryshime rrënjësore në rregulloren për administrimin e stacioneve të plazhit, duke u dhënë kompetenca të reja bashkive për kontrollin e çmimeve të shezlongëve dhe duke krijuar një kategori të re plazhesh publike.
21:28 5 h më parë28.01.2026.
Autori
Adriatik Lapaj njofton se më 31 janar “Shqipëria bëhet” do të mbajë protestën e radhës kundër qeverisë Rama.
19:15 7 h më parë28.01.2026.
Autori
Kushtetuesja vendosi të kalojë për shqyrtim në themel ankimin e Ervin Salianjit, i cili kërkon shfuqizimin e vendimeve që çuan në dënimin e tij.
18:41 8 h më parë28.01.2026.
Autori
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka mirëpritur ndryshimet e fundit në Kodin Penal lidhur me shpifjen, duke e cilësuar këtë si një hap të parë të rëndësishëm drejt forcimit të lirisë së shprehjes në vend..
18:16 8 h më parë28.01.2026.
Autori
Kreu i PD, Sali Berisha akuzoi edhe njeherë Edi Ramën se po pengon kërkesën e drejtësisë për të hequr imunitetin e Belinda Ballukut. Sipas tij, shtyrja e mbledhjes së Këshillit të Mandateve është një tjetër thirrje për revoltë.
17:59 9 h më parë28.01.2026.
Autori
Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar për rritje të vëmendjes për shkak të kushteve të paqëndrueshme atmosferike që priten gjatë pasdites së sotme dhe ditës së nesërme në disa qarqe të vendit.
17:18 9 h më parë28.01.2026.
Autori
Gjykata e Durrësit ka lënë në arrest në burg babain që dy ditë më parë plagosi me thikë vajzën e tij dhe një koleg që ndërhyri për të ndaluar sherrin.
17:11 9 h më parë28.01.2026.
Autori
Komente (0)