Vlora, 4 ditë pa ujë, Rama iu kërkon ndjesë banorëve: Brenda ditës vijnë pajisjet nga Turqia
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetin social X lidhur me mungesën e ujit të pijshëm në Vlorë dhe protestat e banorëve, duke bërë përgjegjëse instalimet e vjetra hidraulike të vendosura jashtë standardeve dhe duke premtuar zgjidhje të shpejtë të situatës.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetin social X lidhur me mungesën e ujit të pijshëm në Vlorë dhe protestat e banorëve, duke bërë përgjegjëse instalimet e vjetra hidraulike të vendosura jashtë standardeve dhe duke premtuar zgjidhje të shpejtë të situatës.
Në reagimin e tij, Rama bën të ditur se pjesët e reja hidraulike për riparimin e defektit të rëndë në ujësjellësin e Vlorës janë nisur drejt aeroportit të Stambollit për të mbërritur brenda ditës. Sipas kryeministrit, problemi ka ardhur si pasojë e instalimeve të kryera në vitet 2009-2010, kur janë përdorur pjesë jashtë standardeve teknike, të cilat nuk kanë përballuar më presionin e ujit, duke çuar në shpërthimin e tubacionit.
Dhjetëra qytetarë të Vlorës dhe anëtarë të FRPD-së kanë protestuar në mbrëmje për mungesën e ujit të pijshëm, tashmë prej tre ditësh. Në shenjë simbolike, me bidona në duar e thirrjen "duam ujë", ata mësynë në sallën e teatrit "Petro Marko" duke ndëprerë mbrëmjen gala të Bashkisë Vlorë për fundvit.
Rama thekson se bëhet fjalë për një defekt serioz, i cili ka krijuar vështirësi të mëdha për qytetarët, por nënvizon se po punohet intensivisht për riparimin e tij. Ai shpreh respekt për punëtorët e Ujësjellësit të Vlorës, të cilët, sipas tij, prej disa ditësh dhe netësh po punojnë pa ndërprerje për të zgjidhur situatën.
Rama e cilëson ndërhyrjen si një përpjekje për të mbyllur “një plagë të hapur në trupin e Vlorës”, duke e lidhur problemin me trashëgiminë e keqe të së shkuarës.
Rama u kërkon ndjesë banorëve të Vlorës për situatën e krijuar, të cilën e cilëson si një peripeci të pamerituar, ndërsa shprehet optimist se defekti do të riparohet dhe furnizimi me ujë do të rikthehet në normalitet.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Kryeministri Rama zhvilloi një takim me socialistët e njësisë nr.2 në Tiranë, ku foli për rrogat dhe pensionet dhe situatën ku ndodhet ekonomia për shkak të luftës në Iran dhe ndikimeve të saj.
Në këtë nismë pritet të angazhohen drejtues të qeverisë, deputetë dhe kryetarë bashkish, të cilët do të zbresin në terren për të prezantuar punën e bërë dhe për të dëgjuar shqetësimet e qytetarëve.
Radhët e gjata rikthehen në Kapshticë, pasi pala greke ka nisur identifikimin elektronik, fotografimin dhe marrjen e shenjave të gishtave të kujtdo që hyn në territorin e saj.
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë "Night Clubs" ku ka identifikuar 11 administratorë lokalesh që shpërndanin drogë ekstazi.Nga 11 masa sigurie janë ekzekutuar 9 prej tyre, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
Komente (0)