Nga Balluku te klima politike, Schieder: Drejtësia të bëjë punën e saj. Jo molotov, por betejë me argumente
Raportuesi i Përhershëm i Parlamentit Evropian për Shqipërinë, Andreas Schieder, ka komentuar nga Tirana zhvillimet e fundit lidhur me çështjen “Balluku”, duke theksuar se drejtësia duhet të veprojë pa ndërhyrje politike dhe se lufta kundër korrupsionit duhet të fuqizohet.
Raportuesi i Përhershëm i Parlamentit Evropian për Shqipërinë, Andreas Schieder, ka komentuar nga Tirana zhvillimet e fundit lidhur me çështjen “Balluku”, duke theksuar se drejtësia duhet të veprojë pa ndërhyrje politike dhe se lufta kundër korrupsionit duhet të fuqizohet.
I pyetur nga gazetarët nëse Parlamenti Evropian do të raportojë mbi shtyrjen e procedurave për mandatin e Ballukut, Schieder u shpreh se PE nuk komenton çështjet juridike, por nënvizoi se institucionet duhet të kryejnë detyrën e tyre.
“Parlamenti Evropian nuk komenton çështje juridike apo ligjore, por institucionet duhet të bëjnë punën e tyre. SPAK duhet të veprojë bazuar në gjetjet e veta dhe gjithçka që e konsideron të nevojshme, ndërsa të gjitha institucionet duhet të mbështesin punën e tij”, tha ai.
Sa i përket rolit të Kuvendit, Schieder u shpreh i bindur se vendimmarrja do të bazohet në Kushtetutë, duke theksuar se procedura parlamentare kërkon kohën dhe shqyrtimin e duhur të dosjes.
Një mesazh të fortë, raportuesi i PE e dha edhe për klimën politike në Shqipëri, duke kërkuar përmirësim të kulturës politike.
“Ka ardhur koha që kultura politike në Shqipëri të bëjë një hap përpara. Jo koktejve molotov, por betejë me argumente të forta në skenën politike. Kjo vlen si për qeverinë, ashtu edhe për opozitën”, theksoi ai.
Duke folur për procesin e integrimit europian, Schieder vuri theksin te zbatimi real i reformave dhe jo vetëm miratimi i ligjeve.
“Nuk mjafton hapja e kapitujve, e rëndësishme është mbyllja e tyre dhe zbatimi i standardeve europiane. Shqipëria nuk duhet të ngecë në vend apo të bëjë hapa pas”, u shpreh ai, duke shtuar se komunikimi me publikun mbi reformat është thelbësor për suksesin e procesit.
Përfaqësuesit e PD i shprehën raporterit të PE për Shqipërinë shqetësimin për bllokimin e shqyrtimit të mandatit të Belinda Ballukut, që sipas tyre cenon rolin e Kuvendit, pavarësinë e drejtësisë dhe standardet demokratike.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Kryeministri Rama zhvilloi një takim me socialistët e njësisë nr.2 në Tiranë, ku foli për rrogat dhe pensionet dhe situatën ku ndodhet ekonomia për shkak të luftës në Iran dhe ndikimeve të saj.
Në këtë nismë pritet të angazhohen drejtues të qeverisë, deputetë dhe kryetarë bashkish, të cilët do të zbresin në terren për të prezantuar punën e bërë dhe për të dëgjuar shqetësimet e qytetarëve.
Radhët e gjata rikthehen në Kapshticë, pasi pala greke ka nisur identifikimin elektronik, fotografimin dhe marrjen e shenjave të gishtave të kujtdo që hyn në territorin e saj.
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë "Night Clubs" ku ka identifikuar 11 administratorë lokalesh që shpërndanin drogë ekstazi.Nga 11 masa sigurie janë ekzekutuar 9 prej tyre, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
Komente (0)