Berisha reagon ndaj raportuesit Schieder: As molotovë, as stabilokraci, kërkojmë standard europian
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ndaj deklaratës së raportuesit për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Andreas Schieder, duke theksuar se Shqipëria nuk ka nevojë as për “demokraci me molotovë”, por as për një “stabilokraci”.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ndaj deklaratës së raportuesit për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Andreas Schieder, duke theksuar se Shqipëria nuk ka nevojë as për “demokraci me molotovë”, por as për një “stabilokraci” që mbron pushtetin në kurriz të ligjit.
Berisha u shpreh këtë të premte se priste nga Brukseli një qëndrim më të fortë ndaj qeverisë shqiptare, veçanërisht për respektimin e standardeve europiane lidhur me imunitetin e zyrtarëve të lartë.
Raportuesi i Përhershëm i Parlamentit Evropian për Shqipërinë, Andreas Schieder, ka komentuar nga Tirana zhvillimet e fundit lidhur me çështjen “Balluku”, duke theksuar se drejtësia duhet të veprojë pa ndërhyrje politike dhe se lufta kundër korrupsionit duhet të fuqizohet.
Berisha kujtoi rastin e ish-zv/kryeministrit Ilir Meta, i cili sipas tij dha dorëheqjen pas akuzave të Prokurorisë, duke theksuar se ligji duhet të zbatohet njësoj për të gjithë.
Në një tjetër reagim, lideri i opozitës kritikoi paraqitjen e kryeministrit Edi Rama përkrah Belinda Ballukut në Divjakë, duke e cilësuar një provokim për qytetarët.
Sipas Berishës, protestat dhe reagimi qytetar do të vijojnë, brenda dhe jashtë vendit.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Kryeministri Rama zhvilloi një takim me socialistët e njësisë nr.2 në Tiranë, ku foli për rrogat dhe pensionet dhe situatën ku ndodhet ekonomia për shkak të luftës në Iran dhe ndikimeve të saj.
Në këtë nismë pritet të angazhohen drejtues të qeverisë, deputetë dhe kryetarë bashkish, të cilët do të zbresin në terren për të prezantuar punën e bërë dhe për të dëgjuar shqetësimet e qytetarëve.
Radhët e gjata rikthehen në Kapshticë, pasi pala greke ka nisur identifikimin elektronik, fotografimin dhe marrjen e shenjave të gishtave të kujtdo që hyn në territorin e saj.
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë "Night Clubs" ku ka identifikuar 11 administratorë lokalesh që shpërndanin drogë ekstazi.Nga 11 masa sigurie janë ekzekutuar 9 prej tyre, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
Komente (0)