Mbahet në Uashington mbledhja inaguruese e Bordit të Paqes, Rama takohet me Trump
Takimi i parë i Bordit të Paqes, i krijuar me iniciativë të Trump po mbahet në ambientet e Institutit Amerikan të Paqes dhe në mbledhje do të marrin pjesë përfaqësues nga të paktën 40 vende të botës.
Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në mbledhjen inauguruese të Bordit të Paqes, që zhvillohet në Uashington D.C., me ftesë të Presidentit amerikan Donald Trump.
Takimi i parë i Bordit të Paqes, i krijuar me iniciativë të Trump po mbahet në ambientet e Institutit Amerikan të Paqes dhe në mbledhje marrin pjesë përfaqësues nga të paktën 40 vende të botës.
Shqipëria përfaqësohet nga kryeministri Rama, i cili pritet të mbajë fjalën e tij si i gjashti në radhë, pas presidentit rumun Nicușor Dan. Sipas agjendës, Rama do të jetë një nga 26 folësit e takimit, ndërsa në mbledhje është e pranishme edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Gjatë ceremonisë, kryeministri shqiptar do të firmosë edhe marrëveshjen për anëtarësimin e Shqipërisë në organizatë me statusin e vendit anëtar themelues.
Në Uashington do të mbahet themelimi zyrtar i Bordit të Paqes nga Presidenti Donald Trump. Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë sot drejt SHBA, duke iu përgjigjur kësaj ftese, pasi Shqpipëria tashmë do të jetë një nga shtetet themeluese.
Sipas programit zyrtar në orën 14:05 u realizua mbledhja e delegacioneve dhe rreth orës 15:00 u shkrep edhe fotoja familjare, në prag të mbledhjes inauguruese të Bordit të Paqes.
Kryeministri Edi Rama ka shtrënguar duart me Presidentin e SHBA, Donald Trump, ashtu si edhe të gjithë liderët e tjerë të pranishëm.
Foto: X
I pari që do të mbajë fjalën është presidenti amerikan Donald Trump, i ndjekur nga Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio dhe më pas nga i dërguari i posaçëm Steve Ëitkoff.
Bordi i Paqes është krijuar me fokus në përpjekjet humanitare dhe rindërtimin e Gazës. Gjatë takimit pritet të bëhet publik edhe njoftimi për 5 miliardë dollarët e ofruar nga shtetet anëtare për këtë qëllim. Sipas vlerësimeve të Kombet e Bashkuara, Banka Botërore dhe Bashkimi Evropian, rindërtimi i Gazës pas më shumë se dy vitesh lufte pritet të kushtojë rreth 70 miliardë dollarë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Kryeministri Rama zhvilloi një takim me socialistët e njësisë nr.2 në Tiranë, ku foli për rrogat dhe pensionet dhe situatën ku ndodhet ekonomia për shkak të luftës në Iran dhe ndikimeve të saj.
Në këtë nismë pritet të angazhohen drejtues të qeverisë, deputetë dhe kryetarë bashkish, të cilët do të zbresin në terren për të prezantuar punën e bërë dhe për të dëgjuar shqetësimet e qytetarëve.
Radhët e gjata rikthehen në Kapshticë, pasi pala greke ka nisur identifikimin elektronik, fotografimin dhe marrjen e shenjave të gishtave të kujtdo që hyn në territorin e saj.
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë "Night Clubs" ku ka identifikuar 11 administratorë lokalesh që shpërndanin drogë ekstazi.Nga 11 masa sigurie janë ekzekutuar 9 prej tyre, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
Komente (0)