Protesta e opozitës para Kuvendit të Shqipërisë është shoqëruar me tensione, menjëherë sapo përfundoi seanca plenare ku mazhoranca socialiste rrëzoi kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku. Pavarësisht mbylljes së seancës, tubimi i mbështetësve të opozitës vijoi jashtë godinës së parlamentit.
Gjatë përplasjes, protestuesit hoqën disa prej barrierave që ishin vendosur për të krijuar perimetrin e sigurisë së godinës së Parlamentit. Gjithashtu, një nga protestuesit hodhi spraj në dukje me ngjyrë blu, në drejtim të efektivëve të policisë. Edhe pse ai veprim rrezikonte të rriste tensionin, policët që kishin krijuar kordonin ruajtën qetësinë dhe nuk reaguan.
Foto ilustruese
Forcat e rendit kishin krijuar një kordon për të penguar afrimin e protestuesve drejt hyrjes së institucionit. Me simpatizantët e opozitës u bashkua edhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili akuzoi qeverinë dhe deputet socialistë, që përdorën forcën e kartonëve, për të hedhur poshtë kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut, me 82 vota kundër.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Kryeministri Rama zhvilloi një takim me socialistët e njësisë nr.2 në Tiranë, ku foli për rrogat dhe pensionet dhe situatën ku ndodhet ekonomia për shkak të luftës në Iran dhe ndikimeve të saj.
Në këtë nismë pritet të angazhohen drejtues të qeverisë, deputetë dhe kryetarë bashkish, të cilët do të zbresin në terren për të prezantuar punën e bërë dhe për të dëgjuar shqetësimet e qytetarëve.
Radhët e gjata rikthehen në Kapshticë, pasi pala greke ka nisur identifikimin elektronik, fotografimin dhe marrjen e shenjave të gishtave të kujtdo që hyn në territorin e saj.
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë "Night Clubs" ku ka identifikuar 11 administratorë lokalesh që shpërndanin drogë ekstazi.Nga 11 masa sigurie janë ekzekutuar 9 prej tyre, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
Komente (0)