Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një bashkëbisedim online me qytetarët, ku bëri thirrje për pjesëmarrje masive në protestën kombëtare që opozita do të zhvillojë ditën e nesërme, orën 18:00.
Në fjalën e tij, Berisha e cilësoi protestën si një moment të rëndësishëm për qytetarët, duke i ftuar ata të ngrihen në kryengritje kundër qeverisë.
“U bëj thirrje qytetarëve të përmbushim detyrën tonë ndaj këtij regjimi, të ngrihemi fuqishëm kundër Ramës dhe organizatës së tij kriminale që më së fundi mbylli edhe dyert e Europës për Shqipërinë me mburojën që krijoi për veten dhe organizatën e tij kriminale. Sot është detyrë e të gjithë shqiptarëve që në sheshe e rrugë të tregojmë forcën tonë në kryengritjen më të madhe paqësore që ka njohur Tirana”, deklaroi Berisha.
Ai theksoi se gjatë ditëve të fundit është punuar intensivisht për mobilizimin e qytetarëve, duke kërkuar një organizim sa më të mirë të protestës. Berisha zbuloi edhe detaje nga skenari i tubimit, duke theksuar se deputetët nuk do të jenë në vijën e parë, por do të shpërndahen mes protestuesve.
Tubimi që do të nisë në orën 18:00 pason protestën e mëparshme, e cila agravoi me hedhjen e koktejve të molotovit në ambientet e vilës së ish-diktatorit Enver Hoxha.
“Deputetët kanë porosi të mos rrinë të parët, por të shkojnë pranë protestuesve të zonave të tyre. Kjo edhe mund të ndryshojë. Ishte taktikë dhe qëndrim i yni”, u shpreh ai.
Sipas tij, kjo strategji synon të rrisë koordinimin në terren dhe të forcojë lidhjen me qytetarët që i përgjigjen thirrjes së opozitës për rrëimin e qeverisë.
Gjatë bashkëbisedimit, Berisha komentoi edhe pretendimet për përfshirjen e opozitës në të ashtuquajturën “dosja Balluku”, duke i hedhur poshtë kategorikisht.
“Do të më falni, por dosja Balluku nuk u është dhënë deputetëve. Atyre u është dhënë një raport për të cilin ata kanë firmosur para prokurorit se mbajnë përgjegjësi penale në rast se e nxjerrin raportin”, tha ai.
Ai garantoi se në këtë çështje nuk ka asnjë emër nga opozita. “Tani nëse ndokush mund t’i shkojë mendja se në dosjen Balluku ekzistojnë emra opozitës, gabojnë shumë, shumë rëndë. Ju garantoj se nuk ekziston asnjë emër i tillë, kurrë.”
Berisha shtoi se nuk i ka kërkuar deputetëve të shkelin ligjin për të zbuluar informacionin.
“Unë jam kryetari i kësaj partie… deputetëve, anëtarëve të atij komisioni nuk i kam kërkuar as për veten time, të shkelin deklaratën që kanë bërë në përgjegjësi penale. Sepse ajo është ligjore dhe janë të detyruar të zbatojnë ligjin”, tha ai.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Kryeministri Rama zhvilloi një takim me socialistët e njësisë nr.2 në Tiranë, ku foli për rrogat dhe pensionet dhe situatën ku ndodhet ekonomia për shkak të luftës në Iran dhe ndikimeve të saj.
Në këtë nismë pritet të angazhohen drejtues të qeverisë, deputetë dhe kryetarë bashkish, të cilët do të zbresin në terren për të prezantuar punën e bërë dhe për të dëgjuar shqetësimet e qytetarëve.
Radhët e gjata rikthehen në Kapshticë, pasi pala greke ka nisur identifikimin elektronik, fotografimin dhe marrjen e shenjave të gishtave të kujtdo që hyn në territorin e saj.
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë "Night Clubs" ku ka identifikuar 11 administratorë lokalesh që shpërndanin drogë ekstazi.Nga 11 masa sigurie janë ekzekutuar 9 prej tyre, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
Kreu i PD-së Sali Berisha është pyetur në konferencën me gazetarët nëse janë opsion ngujimi në Parlament apo çadrat, pasi protestat nuk po e arrijnë qëllimin e tyre.
Komente (0)