Gara për kreun e ri të Policisë së Shtetit, Rama takime me ministrat Lamallari, Gogu e Demo
Ministrat kanë qëndruar rreth një orë e 30 minuta në rezidencën qeveritare “Vila 30”, i pari që bisedoi me kryeministrin ishte ministri i Brendshëm, me zv.ministrat dhe anëtarët e kabinetit të tij.
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një seri takimesh në rezidencën qeveritare “Vila 30”, në kuadër të procesit për përzgjedhjen e Drejtorit të ri të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Fillimisht, Rama u takua me ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallari.
Ai shoqërohej nga tre zv.ministrat Xhemal Qefalia, Silva Caka dhe Anisa Ruseti, si edhe nga anëtarë të kabinetit të tij. Takimi nisi në orën 09:00 dhe zgjati deri në 10:30. Më pas, kryeministri zhvilloi një tjetër takim me ministrin e Drejtësisë, Toni Gogu.
Në këto takime ishte i pranishëm gjithashtu edhe ministri Ervin Demo, drejtori aktual i Policisë së Shtetit, Sokol Bizhga, si edhe drejtori i “Illyrian Guard”, Florenc Spaho. Takimet janë realizuar në një moment kur ka nisur faza e intervistimit për 14 kandidatët që garojnë për postin e kreut të Policisë së Shtetit, pas shkarkimit nga detyra të Ilir Prodës.
Procesi i intervistimit të kandidatëve po zhvillohet sipas rendit alfabetik. I pari që është paraqitur para komisionit ka qenë Afrim Tafa, që aktualisht mban postin e drejtorit të Policisë së Durrësit.
Foto ilustruese
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Kryeministri Rama zhvilloi një takim me socialistët e njësisë nr.2 në Tiranë, ku foli për rrogat dhe pensionet dhe situatën ku ndodhet ekonomia për shkak të luftës në Iran dhe ndikimeve të saj.
Në këtë nismë pritet të angazhohen drejtues të qeverisë, deputetë dhe kryetarë bashkish, të cilët do të zbresin në terren për të prezantuar punën e bërë dhe për të dëgjuar shqetësimet e qytetarëve.
Radhët e gjata rikthehen në Kapshticë, pasi pala greke ka nisur identifikimin elektronik, fotografimin dhe marrjen e shenjave të gishtave të kujtdo që hyn në territorin e saj.
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë "Night Clubs" ku ka identifikuar 11 administratorë lokalesh që shpërndanin drogë ekstazi.Nga 11 masa sigurie janë ekzekutuar 9 prej tyre, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
Komente (0)