27-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s, Berisha: Kosova të bëhet pjesë e Atlantikut të Veriut

Në nisje të konferencës së tij për shtyp kreu i PD-së, Sali Berisha përkujtoi 27-vjetorin e nisjes së sulmeve të NATO-s mbi Serbinë, që solli dhe fundin e luftës në Kosovë. Ai tha se sot Kosova duhet të jetë pjesë e Aleancës.

24.03.2026. 13:24

27-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s, Berisha: Kosova të bëhet pjesë e Atlantikut të Veriut

Në nisje të konferencës së tij për shtyp kreu i PD-së, Sali Berisha përkujtoi 27-vjetorin e nisjes së sulmeve të NATO-s mbi Serbinë, që solli dhe fundin e luftës në Kosovë. Ai tha se sot Kosova duhet të jetë pjesë e Aleancës.

"Sot, thirrja ime për Aleancën e Atlantikut të Veriut, SHBA, qeverinë është pranimi i Kosovës si anëtare e NATO-s.
Kosova e lirë është një nga rezultatet më madhore e historisë së NATO-s. Kosova anëtare e NATO-s është vendi më i merituar i kësaj republike, por edhe në rrafshin gjeostrategjik, kufiri i NATO-s duhet të jetë kufiri i Kosovës në këtë zonë. Anëtarësimi i Kosovës në NATO është një mesazh i kufirit tek thana për Putinin dhe ambiciet e tij në Ballkan. Është një kundërpërgjigje e shkëlqyer që u jepet ndërprerjeve të pandërprera destabilizuese, ambicieve të hershme imperiale që përfaqëson sot Vladimir Putin. Ndaj dhe uroj që Aleanca në këtë përvjetori të konsiderojë mënyrën më serioze anëtarësimin e Kosovës në gjirin e kësaj aleance, e cila është një aleancë politike dhe ushtarake, por sot në rrafshin politik, Kosova është frymëzim për të gjitha vendet e rajonit pasi funksionimi i demokracisë dhe ekonomisë së tregut në Kosovë janë më të garantuara se në çdo vend tjetër. I bëj thirrje Kongresit të SHBA të shqyrtojë në mënyrën më të vendosur anëtarësimin e Kosovës në Aleancën e Atlantikut të Veriut. PD, këtë nismë, nëpërmjet përfaqësuesve të saj në Asamblenë Parlamentare të NATO-s do ta çojë më tutje. Ne besojmë se Kosova anëtare e NATO-s është një kontribut dhe më i madh për paqen, stabilitetin në rajon, për sigurinë e rajonit dhe të hapësirës euroatlantike", deklaroi ai.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)