Deklaratat e zyrtares së lartë të Bashkimit Evropian kanë ndezur reagime të forta nga opozita, duke sjellë akuza të drejtpërdrejta nga opozita.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ndaj deklaratave të Komisioneres për Zgjerimin në Bashkimin Evropian, Marta Kos, e cila u shpreh se shoqëria shqiptare tregon një nivel pranimi ndaj korrupsionit, sipas tij.
Gjatë një konference për mediat, Berisha e cilësoi deklaratën e zyrtares europiane si “raciste dhe korruptive”, duke e lidhur atë edhe me zhvillimet politike në Slloveni.
Gazment Bardhi ka reaguar ashpër pas një interviste të Marta Kos në lidhje me çështjen Balluku. Sipas tij, ish.zv.kryeministren Balluku dhe korrupsionin e saj e mbrojti Edi Rama.
“Deklarata e komisioneres Marta, një ditë pasi partia e parë fitoi zgjedhjet në Slloveni dhe që nuk foli gjer dje, është një deklaratë e mirëfilltë raciste dhe korruptive.
Nëse kemi të bëjmë me korrupsion politik apo korrupsion monetar, kjo është çështje e institucioneve të hetimit të BE.
Por të akuzosh një shoqëri se pranon korrupsionin, në një kohë kur mbështet hajdutin me të gjithë peshën që ka Komisioni, pak më thënë, po ngjet si ortak i tij”, tha ai.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Kryeministri Rama zhvilloi një takim me socialistët e njësisë nr.2 në Tiranë, ku foli për rrogat dhe pensionet dhe situatën ku ndodhet ekonomia për shkak të luftës në Iran dhe ndikimeve të saj.
Në këtë nismë pritet të angazhohen drejtues të qeverisë, deputetë dhe kryetarë bashkish, të cilët do të zbresin në terren për të prezantuar punën e bërë dhe për të dëgjuar shqetësimet e qytetarëve.
Radhët e gjata rikthehen në Kapshticë, pasi pala greke ka nisur identifikimin elektronik, fotografimin dhe marrjen e shenjave të gishtave të kujtdo që hyn në territorin e saj.
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë "Night Clubs" ku ka identifikuar 11 administratorë lokalesh që shpërndanin drogë ekstazi.Nga 11 masa sigurie janë ekzekutuar 9 prej tyre, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
Kreu i PD-së Sali Berisha është pyetur në konferencën me gazetarët nëse janë opsion ngujimi në Parlament apo çadrat, pasi protestat nuk po e arrijnë qëllimin e tyre.
Komente (0)