Zjarret shkatërruese gjatë verës, mbi 345 milionë lekë dëmshpërblim për 15 Bashki

Me më tepër se 55 mijë hektarë të djegura dhe mbi 100 vatra aktive, Shqipëria regjistroi periudhën më shkatërruese në 15 vitet e fundit.

29.01.2026. 10:01

Zjarret shkatërruese gjatë verës, mbi 345 milionë lekë dëmshpërblim për 15 Bashki

Viti 2025 u karakterizua nga zjarret masive që përfshinë një pjesë të madhe të territorit të vendit gjatë muajve të verës. Me më tepër se 55 mijë hektarë të djegura, Shqipëria regjistroi periudhën më shkatërruese në 15 vitet e fundit.

Me më tepër se 100 vatra aktive, vendi ynë kryesoi rajonin për sipërfaqen e tokave të djegura nga zjarret. Dëmet ishin të mëdha dhe tashmë ka ardhur koha për tu ringritur. Për këtë arsye, Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile kanë përgatitur dëmshpërblimet.

Në njoftimin e ministrit Pirro Vengu saktësohej se 15 Bashkitë e prekura nga zjarret gjatë periudhës së verës, do të përfitojnë mbi 345 milionë lekë të reja. Ai publikoi edhe tabelën e ndarjes sipas kuotave, ku Kruja, Gramshi, Finiqi dhe Delvina përfitojnë shifrat më të larta.

DËMSHPËRBLIMET FINANCIARE SIPAS BASHKIVE:

-Delvinë – 36 mln lekë

-Dibër – 10,5 mln lekë

-Gramsh – 86,6 mln lekë

-Has – 0,7 mln lekë

-Rrogozhinë – 1,8 mln lekë

-Krujë – 146 mln lekë

-Kukës – 0,6 mln lekë

-Librazhd – 0,2 mln lekë

-Peqin – 4 mln lekë

-Tepelenë – 0,3 mln lekë

-Kamëz – 2 mln lekë

-Maliq – 1,2 mln lekë

-Finiq – 40 mln lekë

-Dropull – 7,7 mln lekë

-Malësi e Madhe – 6,6 mln lekë

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)