“12 vjet vetëm drejtësi, polici dhe burgje”, Tafaj: Arsimi nuk ka qenë prioritet, kjo është “Thembra e Akilit”
Arsimi parauniversitar po përballet me një krizë të zgjatur, ndërsa mungesa e investimeve dhe vëmendjes politike po reflektohet edhe në rezultatet ndërkombëtare. I ftuar në “Pë(r)shtjellim”, ish-ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, e cilësoi mungesën e prioritetit si “Thembra e Akilit”.
Ish-ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, i ftuar në “Pë(r)shtjellim” nga Ilir Kalemaj në Newsmax Balkans Albania, deklaroi se problemi kryesor i arsimit parauniversitar në Shqipëri është mungesa e prioritetit nga ana e qeverisë ndër vite.
Duke iu referuar edhe rezultateve të dobëta në testimet ndërkombëtare si PISA, Tafaj theksoi se kriza është pasojë e drejtpërdrejtë e mungesës së investimit dhe vëmendjes institucionale.
Sipas tij, “Thembra e Akilit është se arsimi nuk është prioritet në Shqipëri. Po të hidhni një vështrim që nga viti 2013, çfarë ka ndodhur në Shqipëri? Në 12 vjet, Shqipëria ka pasur prioritete të tjera.”
Ai u shpreh kritik ndaj fokusit të politikave publike, duke shtuar: “Për të konsoliduar një demokraci duhet të konsolidosh drejtësinë. Megjithatë, unë nuk e kuptoj sesi një vend të merret në 12 vjet vetëm me drejtësinë, policinë dhe burgjet. Aty ka qenë i gjithë fokusi”.
Tafaj theksoi se prioriteti matet me investime konkrete. “Sot Shqipëria ka një buxhet të përgjithshëm rreth 9 miliardë euro. Që Shqipëria të thoshte: unë e kam prioritet arsimin, do të duhej të ishte të paktën 900 milionë euro, 10 për qind të shpenzimeve publike,” u shpreh ai në “Pë(r)shtjellim”.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Kryeministri Rama zhvilloi një takim me socialistët e njësisë nr.2 në Tiranë, ku foli për rrogat dhe pensionet dhe situatën ku ndodhet ekonomia për shkak të luftës në Iran dhe ndikimeve të saj.
Në këtë nismë pritet të angazhohen drejtues të qeverisë, deputetë dhe kryetarë bashkish, të cilët do të zbresin në terren për të prezantuar punën e bërë dhe për të dëgjuar shqetësimet e qytetarëve.
Radhët e gjata rikthehen në Kapshticë, pasi pala greke ka nisur identifikimin elektronik, fotografimin dhe marrjen e shenjave të gishtave të kujtdo që hyn në territorin e saj.
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë "Night Clubs" ku ka identifikuar 11 administratorë lokalesh që shpërndanin drogë ekstazi.Nga 11 masa sigurie janë ekzekutuar 9 prej tyre, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
Komente (0)