Këtë të premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Sipas Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin ndërsa vranësirat të pakta deri mesatare por kalimtare.
Në qytete si Elbasani e Berati termometri do të shënojë deri në 20 gradë celcius. Në Tiranë, Durrës, Fier e Sarandë temperaturat do të jenë deri në vlerën maksimale 19 gradë celcius, ndërsa në qytete si Bajram Curri e Korçë, vlerat maksimale do të jenë 12°C.
Era do të fryjë e lehtë me drejtim juglindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s. Sipas parashikimeve, deti do të ketë valëzim të forcës 1-2 ballë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)