Ulet çmimi i naftës nëpër botë, në Shqipëri rritet deri në 205 lekë për litër
Për ta bërë këtë situatë edhe më të papranueshme është fakti se abuzimi me çmimin në tregun shqiptar vjen në një kohë kur në tregjet globale çmimi i naftës është ulur.
Shqipëria ka qenë dhe mbetet gjithmonë një vend kundër rrymës. Mbi të gjitha kur bëhet fjalë për spekulim me çmimet në treg. Kjo ndodh shpesh dhe vazhdimisht me karburantet. Sa herë që ka një krizë apo luftë nëpër botë, rritja e çmimit të naftës dhe benzinës reflektohet fillimisht në vendin tonë dhe më pas prek tregjet botërore (edhe pse normalisht, prej logjikës ekonomike dhe potencialit financiar duhej të ishte e kundërta).
Kjo ndodhi edhe prej fillimit të luftës në Iran dhe bllokimit të Ngushticës së Hormuzit. Vendi ynë ishte prej të parëve në botë që reflektoi frikën e rritjes së çmimit të karburanteve. Por, tashmë situata ka dalë jashtë kontrollit. Aktualisht në Shqipëri ka disa kompani dhe pika karburanti që po abuzojnë në mënyrë të hapur, sepse nafta normale po tregtohet me 198 lekë për litër, ndërsa nafta premium ka arritur kuotën e 205 lekë për litër.
Për ta bërë këtë situatë edhe më të papranueshme është fakti se abuzimi me çmimin në tregun shqiptar dhe rritja progresive e çmimit të karburanteve, vjen në një kohë kur në tregjet globale çmimi i naftës është ulur. Tabela e çmimeve në jug të Shqipërisë është e kësaj të marte, datë 10 mars 2026.
Kjo në një ditë kur pas ndërhyrjes së presidentit amerikan, Donald Trump që foli për “mbylljen e afërt” të ofensivës në Iran dhe për “ngadalësimin e sanksioneve ndaj karburanteve ruse”, tregjet botërore reaguan pozitivisht. Në botë, çmimi i naftës bruto ra nga 120 dollarë në 90 dollarë për fuçi. Ulja përllogaritej nga 6 deri në 10%. Kjo solli edhe uljen e çmimit me të cilin karburantet tregtoheshin, duke lehtësuar disi qytetarët e thjeshtë.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka lëshuar një paralajmërim të fortë ndaj Iranit lidhur me mundësinë e mbylljes së Ngushticës së Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme për transportin global të naftës.
Presidentit rus Vladimir Putin tha sot se Moska është e gatshme të punojë përsëri me klientët europianë nëse ata duan të kthehen në një partneritet afatgjatë dhe jo të politizuar, sa i përket tregtisë së hidrokarbureve.
Por, në një kohë kur Europa dhe bota marrin pak frymë lirisht, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për shqiptarët. Siç ka ndodhur rëndom, abuzimi që prek direkt xhepat e qytetarëve është i pari që shkakton rritjen e çmimit të naftës dhe Shqipëria mbetet vendi i fundit në të cilin reflektohet ulja e çmimit. Kjo situatë nuk mund dhe nuk duhet të vazhdojmë më.
Tregjet financiare globale janë përballur me një fillim jave të trazuar, ndërsa tensionet në Lindjen e Mesme kanë rritur frikën për një krizë të re energjetike.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Kryeministri Rama zhvilloi një takim me socialistët e njësisë nr.2 në Tiranë, ku foli për rrogat dhe pensionet dhe situatën ku ndodhet ekonomia për shkak të luftës në Iran dhe ndikimeve të saj.
Në këtë nismë pritet të angazhohen drejtues të qeverisë, deputetë dhe kryetarë bashkish, të cilët do të zbresin në terren për të prezantuar punën e bërë dhe për të dëgjuar shqetësimet e qytetarëve.
Radhët e gjata rikthehen në Kapshticë, pasi pala greke ka nisur identifikimin elektronik, fotografimin dhe marrjen e shenjave të gishtave të kujtdo që hyn në territorin e saj.
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë "Night Clubs" ku ka identifikuar 11 administratorë lokalesh që shpërndanin drogë ekstazi.Nga 11 masa sigurie janë ekzekutuar 9 prej tyre, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
Kreu i PD-së Sali Berisha është pyetur në konferencën me gazetarët nëse janë opsion ngujimi në Parlament apo çadrat, pasi protestat nuk po e arrijnë qëllimin e tyre.
Komente (0)