Mijëra besimtarë në sheshe e xhami për faljen e namazit, Spahiu: Besimtari, burim paqeje e drejtësie
Besimtarët myslimanë festojnë Fitër Bajramin, mesazhe paqeje dhe solidariteti në të gjitha qytetet e vendit. Imazhe mbresëlënëse nga sheshi “Skënderbej” në kryeqytet.
Pas përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, besimtarët myslimanë në Shqipëri dhe në mbarë botën kanë kremtuar sot Fitër Bajrami, një nga festat më të rëndësishme të kalendarit që njihet ndryshe edhe si Bajrami i Madh. Kjo ditë shënon fundin e agjërimit dhe vjen si moment reflektimi, faljeje dhe solidariteti me të tjerët, sidomos me njerëzit në nevojë.
Në Tiranë, mijëra besimtarë u mblodhën në sheshin “Skënderbej” për të falur namazin, në një atmosferë të qetë dhe të mbushur me ndjenjë bashkimi. Ceremonia u zhvillua në prani të qytetarëve të shumtë, duke reflektuar frymën e harmonisë dhe bashkëjetesës. Imazhet nga sheshi qendror i kryeqytetit ishin mbresëlënëse.
Foto: LSA
Aty kreu i Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, Bujar Spahiu në mesazhin e tij theksoi rëndësinë e ruajtjes së tolerancës fetare si një nga vlerat themelore të shoqërisë shqiptare. “Mesazhi i fesë islame është i qartë: islami është fe e paqes e mëshirës dhe e drejtësisë dhe solidaritetit. Allahu në kuran e përshkruan të dërguarin e tij mëshirë për botën për tërë botën dhe nuk ka diçka tjetër ndryshe përveç kësaj”, tha ai.
Foto: LSA
Kreu i Komuniteti Mysliman të Shqipërisë shtoi: “Besimtari është thirrur të jetë burim paqeje, mëshire dhe drejtësie kudo. Sot, aty ku ndodhet bota, kanë nevojë për më shumë drejtësi për më shumë mirëkuptim dhe për më shumë paqe dhe vëllazëri njerëzore. Kjo paqe fillon nga zemra e njeriut, nga familja, nga komuniteti ku ne jetojmë; ajo ndërtohet me respekt dhe me kujdes për njëri-tjetrin“.
Foto: LSA
Atmosfera festive u ndje në të gjithë vendin, nga Shkodra në Gjirokastër, si dhe në qytete të tjera si Fier, Elbasan dhe Durrës, ku besimtarët u mblodhën në xhami dhe sheshe për të ndarë këtë ditë të shenjtë, duke përcjellë mesazhe paqeje, dashurie dhe solidariteti njerëzor.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Kryeministri Rama zhvilloi një takim me socialistët e njësisë nr.2 në Tiranë, ku foli për rrogat dhe pensionet dhe situatën ku ndodhet ekonomia për shkak të luftës në Iran dhe ndikimeve të saj.
Në këtë nismë pritet të angazhohen drejtues të qeverisë, deputetë dhe kryetarë bashkish, të cilët do të zbresin në terren për të prezantuar punën e bërë dhe për të dëgjuar shqetësimet e qytetarëve.
Radhët e gjata rikthehen në Kapshticë, pasi pala greke ka nisur identifikimin elektronik, fotografimin dhe marrjen e shenjave të gishtave të kujtdo që hyn në territorin e saj.
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë "Night Clubs" ku ka identifikuar 11 administratorë lokalesh që shpërndanin drogë ekstazi.Nga 11 masa sigurie janë ekzekutuar 9 prej tyre, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
Kreu i PD-së Sali Berisha është pyetur në konferencën me gazetarët nëse janë opsion ngujimi në Parlament apo çadrat, pasi protestat nuk po e arrijnë qëllimin e tyre.
Komente (0)