Nga formacioni, te rreziku i përplasjeve të tifozëve, Shqipëria në rrugën drejt ëndrrës amerikane
Kombëtarja shqiptare do të përballet me Poloninë në Varshavë në ndeshjen gjysmëfinale të “play-off”-it për Botërorin 2026 mbrëmjen e së enjtes, një sfidë vendimtare për kualifikimin historik në Kupën e Botës.
Kombëtarja shqiptare do të përballet me Poloninë në Varshavë në ndeshjen gjysmëfinale të “play-off”-it për Botërorin 2026 mbrëmjen e së enjtes, një sfidë vendimtare për kualifikimin historik në Kupën e Botës.
Pas disa ditësh përgatitjesh në Tiranë, kuqezinjtë kanë udhëtuar drejt kryeqytetit polak këtë të mërkurë, ku të enjten në mbrëmje do të kërkojnë të hedhin hapin e parë drejt “ëndrrës amerikane”. Trajneri Sylvinho pritet t’i qëndrojë besnik grupit që e solli ekipin deri në këtë pikë, me një formacion të mundshëm ku spikasin Strakosha në portë, mbrojtja me Hysaj, Gjimshiti, Ajeti ose Ismajli dhe Mitaj, ndërsa në mesfushë pritet të aktivizohen Asllani, Shehu ose Ramadani dhe Laçi. Në sulm, Bajrami, Uzuni dhe Broja mbeten pikat kyçe.
Megjithatë, përballja me Poloninë nuk shihet e lehtë. Sipas analizave statistikore, vendasit konsiderohen favoritë, me rreth 68% shanse për të kaluar në finale. Edhe simulimet e “Opta” tregojnë epërsi të polakëve, duke u dhënë atyre mbi 56% mundësi fitoreje brenda 90 minutave, ndërsa Shqipëria mbetet me rreth 21%. Pavarësisht kësaj, kuqezinjtë cilësohen si surpriza e këtij “play-off”-i dhe do të synojnë të përmbysin parashikimet.
Nëse arrin të kalojë këtë pengesë, Shqipëria do të përballet në finale me fituesin e çiftit Ukrainë-Suedi, por shanset për një kualifikim historik në Botëror vlerësohen aktualisht në vetëm 11%. Një sfidë e vështirë, por jo e pamundur për një skuadër që ka treguar karakter në momentet vendimtare.
Ndërkohë, entuziazmi i tifozëve shqiptarë është i jashtëzakonshëm. Rreth 3 mijë mbështetës kuqezi do të jenë në stadiumin “PGE Narodowy”, me të gjitha biletat e vëna në dispozicion që janë shitur. Sektori shqiptar pritet të jetë plot dhe të krijojë një atmosferë mbështetëse për ekipin.
Por krahas emocionit sportiv, ekziston edhe shqetësimi për sigurinë. Duke marrë parasysh precedentët e përplasjeve mes tifozëve në ndeshje të mëparshme, autoritetet janë në gatishmëri për të shmangur incidente të mundshme në Varshavë. Federata Shqiptare e Futbollit u ka bërë thirrje tifozëve të respektojnë rregullat dhe udhëzimet për të garantuar një mbrëmje të qetë.
Në fushë dhe jashtë saj, kjo përballje mbart një peshë të madhe. Për Shqipërinë, është një shans për të shkruar histori dhe për t’iu afruar për herë të parë Kupës së Botës.
UEFA cakton britanikun Anthony Taylor, 47-vjeçari ka një karrierë të pasur duke gjykuar ndeshje të nivelit të lartë në Premier League, Champions League dhe Europa League.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Hoffenheim nuk ka ndërmend të heqë dorë shpejt nga shërbimet e sulmuesit dhe ka vendosur një vlerë të konsiderueshme për kartonin e tij, rreth 30 milionë euro.
Legjenda e golfit Tiger Woods është liruar me kusht pas arrestimit të tij me akuzën e drejtimit të makinës nën ndikimin e alkoolit pasi përplasi makinën e tij në një aksident në Florida.
Sipas mediave ukrainase, disa anëtarë të ekipit dhe stafit teknik të kombëtares kanë rënë pre e një grabitjeje në dhomat e zhveshjes gjatë qëndrimit të tyre në Benidorm të Spanjës, ku po përgatiteshin për gjysmëfinalen e play off-it ndaj Suedisë.
Edhe pse ëndrra për Botërorin u ndërpre, Kombëtarja shqiptare la pas një paraqitje që ka marrë vlerësime të larta, jo vetëm nga tifozët, por edhe nga drejtuesit më të lartë të futbollit në vend.
Komente (0)