Tri pikë të arta për mbijetesë për Vorën ndaj Teutës

Vora ka marrë një fitore jetike në garën për mbijetesë, duke mposhtur minimalisht 1-0 Teutën në një duel të luftuar, rezultat që ndryshon ndjeshëm objektivat e të dy skuadrave.

05.04.2026. 17:08

Takimi u vendos nga një penallti e realizuar nga Kasalla në minutën e 32-të, pas një vendimi të marrë me ndihmën e VAR-it. Pjesa e parë prodhoi disa raste nga të dyja ekipet, me Vorën që tregoi më shumë konkretësi për të kaluar në avantazh.

Në fraksionin e dytë ritmi i lojës ra ndjeshëm, me ndërprerje të shumta dhe pak raste për shënim. Teuta u shfaq pa ide në sulm dhe nuk arriti të rrezikojë seriozisht portën kundërshtare, duke u dorëzuar përballë rezultatit.

Me këtë sukses, Vora siguron tre pikë të arta dhe largohet nga zona e rënies direkte, duke marrë frymë në renditje. Në krahun tjetër, humbja rëndon situatën e Teutës, që sheh t’i zbehen ndjeshëm shanset për një vend në “Final 4”, duke mbetur në garë vetëm në aspektin matematikor.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Etiketat:

Komente (0)