Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar se pret një marrëveshje të shpejtë me Iranin, duke paralajmëruar pasoja të forta në rast se ajo nuk arrihet.
Në një intervistë telefonike për Fox News, Trump u shpreh se beson se një marrëveshje mund të arrihet që të hënën. “Nëse nuk arrihet shpejt një marrëveshje, po mendoj të shkatërroj gjithçka dhe të marr naftën e tyre”, deklaroi ai.
Këto komente vijnë menjëherë pasi Trump, përmes platformës së tij Truth Social, paralajmëroi për mundësinë e sulmeve ndaj infrastrukturës në Iran, përfshirë centrale elektrike dhe ura, duke i bërë thirrje Teheranit të hapë Ngushticën e Hormuzit.
Në të njëjtën intervistë, ai pretendoi gjithashtu se SHBA ka tentuar të armatosë protestuesit iranianë përmes milicive kurde, por sipas tij, kjo përpjekje dështoi pasi armët përfunduan në duart e kurdëve.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)