Kriza e naftës, e ndikuar nga lufta në Lindjen e Mesme ka sjellë kufizimet e para të karburantit në Itali. Sipas mediave vendase do të nisë zbatimi i kufizimeve për fluturimet në aeroportet e Bolonjës, Milano Linate, Trevisos dhe Venecias.
Furnizuesi ‘Air BP Italia’, një nga operatorët kryesorë, lëshoi një buletin aeronautik drejtuar linjave ajrore, duke i informuar ato se për ditët e ardhshme, deri më 9 prill, kufizimet e karburantit do të zbatohen në të katër aeroportet.
Kompania, pjesë e gjigantit britanik BP, shpjegon se përparësi për furnizimin me karburant do t'u jepet fluturimeve të ambulancës, fluturimeve shtetërore dhe fluturimeve që zgjasin më shumë se tre orë. Për të gjitha fluturimet e tjera, shpërndarja do të jetë e kufizuar.
Për fluturimet e tjera, do të ketë një limit, për avion, prej 2,000 litrash në Bolonja dhe Venecia dhe 2,500 litrash në Treviso.
Nga detajet e njoftimit del se situata më delikate ka të bëjë me aeroportin e Venecias, i vetmi ku pilotëve u këshillohet shprehimisht të furnizohen me karburant para mbërritjes. Lidhur me Aeroportin Linate të Milanos, ka kufizime, por nuk është specifikuar ndonjë kufi specifik sasie.
Teksa situate agravon, kompania me e fluturimeve me kosto të ulët, Ryanair thotë se momentalisht nuk ka mungesë karburanti, por rrezikon të ketë nëse Hormuzi mbyllet deri në maj.
“Ne nuk parashikojmë mungesë karburanti në afat të shkurtër, por situata po evoluon. Furnizuesit tanë të karburantit aktualisht mund të garantojnë furnizime deri në mesin/fundin e majit”, sqaron kompania irlandeze.
Ryanair deklaron më tej se "nëse lufta në Iran do të përfundonte së shpejti, furnizimet nuk do të ndërpriteshin”.
“Megjithatë, nëse mbyllja e Ngushticës së Hormuzit do të vazhdonte deri në maj ose qershor, nuk mund të përjashtojmë rreziqet për furnizimet me karburant në disa aeroporte evropiane. Me dyfishimin e çmimeve të karburantit në mars, ne presim që të gjitha linjat ajrore t'i kalojnë këto kosto më të larta në formën e biletave më të larta të avionit pas Pashkëve dhe gjatë verës. Ne i nxisim të gjithë pasagjerët të rezervojnë fluturimet dhe pushimet e tyre sa më shpejt të jetë e mundur. Kjo do t'i mbrojë ata nga rritjet e pashmangshme të çmimeve të fluturimeve dhe akomodimit pas Pashkëve dhe më vonë gjatë verës", tha Ryanair.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)