Barcelona ka marrë një fitore të rëndësishme 4-1 ndaj rivalëve katalanas të Espanyol, duke përfituar nga barazimi i Real Madridit për t’u shkëputur me 9 pikë në krye të renditjes së La Liga.
Derbi i Katalonjës nisi me dominim të plotë të Barcelonës, e cila kontrolloi topin dhe ritmin e lojës që në minutat e para. Epërsia erdhi në minutën e 10-të, kur Ferran Torres shënoi me kokë pas një krosimi nga këndi i Lamine Yamal.
Barcelona vazhdoi të ishte e rrezikshme dhe pas 25 minutash dyfishoi rezultatin, sërish me Ferran Torres, pas një asisti të bukur të Yamal. Pavarësisht dominimit, portieri i Espanyol, Marko Dmitrović, bëri disa pritje të rëndësishme për të shmangur një humbje më të thellë në pjesën e parë.
Në fillimin e pjesës së dytë, ritmi i lojës u ul dhe Espanyol arriti të ngushtojë rezultatin me një gol të bukur nga Pol Lozano. Megjithatë, Barcelona reagoi shpejt dhe Lamine Yamal shënoi golin e tretë, duke vulosur praktikisht fitoren.
Në fund, Marcus Rashford shënoi golin e katërt për katalanasit, duke mbyllur ndeshjen me një rezultat bindës 4-1.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)