Tre makina përplasen në Korçë-Ersekë, plagoset efektivi i policisë

Tre makina janë përplasur në aksin Korçë-Ersekë, ku për pasojë ka mbetur i plagosur dhe një efektiv policie në detyrë.

11.04.2026. 21:07

Tre makina përplasen në Korçë-Ersekë, plagoset efektivi i policisë

Një efektiv policie ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor mbrëmjen e së shtunës në aksin rrugor Korçë-Bilisht.

Aksidenti ka ndodhur pranë fshatit Belorta, ku fillimisht janë përplasur dy makina dhe më pas kanë goditur dhe një të tretë.

Si pasojë e përplasjes ka mbetur i plagosur një efektiv i policisë rrugore, i cili dyshohet se ka qenë në shërbim në momentin e aksidentit.

Efektivi është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Korçës dhe raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta, teksa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e dinamikës.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)