Lamtumirë kartës së kreditit, mënyrat e reja për të tërhequr para “cash” nga bankomatët

Mënyrat tradicionale të tërheqjes së parave nga bankomati po ndryshojnë në Europë, pasi po futen alternativa të reja që mund të zëvendësojnë përdorimin e kartave fizike të kreditit.

Burimi: AS

17.04.2026. 17:45

Lamtumirë kartës së kreditit, mënyrat e reja për të tërhequr para “cash” nga bankomatët

Mënyrat tradicionale të tërheqjes së parave nga bankomati po ndryshojnë në Europë, pasi po futen alternativa të reja që mund të zëvendësojnë përdorimin e kartave fizike të kreditit.

Institucionet financiare po prezantojnë metoda të ndryshme, si digjitale ashtu edhe fizike, për t’u mundësuar qytetarëve akses më të lehtë në para “cash”. Një nga format më klasike mbetet tërheqja në sportelet e bankës, ku klientët duhet të paraqesin një dokument identifikimi dhe të plotësojnë një formular për shumën që duan të tërheqin. Megjithatë, kjo metodë po përdoret gjithnjë e më pak, pasi shumë banka kanë reduktuar shërbimet në sportel dhe në disa raste kërkohet njoftim paraprak.

Një nga risitë më të përhapura është përdorimi i aplikacioneve mobile. Në disa vende, si Franca, klientët mund të përgatisin tërheqjen përmes telefonit, duke gjeneruar kode të përkohshme që më pas përdoren në bankomat për të marrë paratë.

Po ashtu, përdorimi i portofolave digjitalë si Apple Pay, Google Wallet apo Samsung Pay po bëhet gjithnjë e më i zakonshëm. Në këtë rast, mjafton afrimi i telefonit pranë lexuesit të bankomatit dhe konfirmimi me PIN, pa pasur nevojë për kartë fizike. Po ashtu, edhe në Shqipëri, disa banka kanë futur këtë mënyrë.

Një tjetër metodë që po fiton terren është sistemi “cashback”, ku klientët marrin para cash gjatë një blerjeje në dyqan, duke paguar më shumë se vlera e produktit. Aktualisht kufiri është rreth 60 euro, por ka plane që në të ardhmen të rritet deri në 150 euro.

Sipas një direktive të re europiane, pritet që deri në fund të vitit 2026 të lejohet tërheqja e parave edhe në dyqane, pa qenë e nevojshme të bëhet blerje, duke shënuar një hap të ri drejt dixhitalizimit të shërbimeve bankare.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Etiketat:

Komente (0)