Mos i besoni AI për shëndetin, në 80% të rasteve jep diagnoza fillestare të pasakta

Ekspertët theksojnë se mbështetja e plotë tek inteligjenca artificiale për diagnoza mjekësore mund të jetë e rrezikshme, sidomos kur përdoruesit japin të dhëna të paplota ose të paqarta.

Burimi: Financial Times

15.04.2026. 09:17

Mos i besoni AI për shëndetin, në 80% të rasteve jep diagnoza fillestare të pasakta

Një studim i ri ka ngritur shqetësime serioze për përdorimin e chatbotëve me inteligjencë artificiale në fushën mjekësore, duke treguar se ata shpesh japin diagnoza të pasakta në fazat e hershme të sëmundjeve.

Sipas një kërkimi të publikuar në revistën shkencore “JAMA Netëork Open” dhe të raportuar nga “Financial Times”, modelet e mëdha të inteligjencës artificiale gabojnë në mbi 80% të rasteve kur të dhënat për pacientin janë të pakta ose të paplota.

Studiuesja kryesore e studimit, Arya Rao nga sistemi shëndetësor “Mass General Brigham” në Massachusetts, shpjegon se këto sisteme janë shumë të mira kur kanë informacion të plotë, por hasin vështirësi në fazat e para të diagnostikimit, kur simptomat janë të paqarta dhe të kufizuara.

Sipas rezultateve, kur informacioni për pacientin bëhet më i plotë, shkalla e gabimeve bie në më pak se 40%, ndërsa modelet më të avancuara arrijnë deri në mbi 90% saktësi në vendosjen e diagnozës përfundimtare.

Megjithatë, ekspertët theksojnë se mbështetja e plotë tek inteligjenca artificiale për diagnoza mjekësore mund të jetë e rrezikshme, sidomos kur përdoruesit japin të dhëna të paplota ose të paqarta. Studimi nënvizon se këto mjete duhet të shihen si ndihmëse për mjekët dhe jo si zëvendësim i tyre.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)