Pas fyerjeve në distancë, Trump pret në takim “Lordin e drogës”
Pak javë më parë e cilësonte si një “Lord droge”, por duket se presioni funksioni dhe Presidenti amerikan, Donald Trump mbrëmjen e djeshme e priti në Shtëpinë e Bardhë për të folur për një marrëveshje, homologun e tij kolumbian, Gustavo Petro.
Pak javë më parë e cilësonte si një “Lord droge”, por duket se presioni funksioni dhe Presidenti amerikan, Donald Trump mbrëmjen e djeshme e priti në Shtëpinë e Bardhë për të folur për një marrëveshje, homologun e tij kolumbian, Gustavo Petro.
Pasi shkëmbyen fyerje të shumta në rrjetet sociale, Trump dhe Petro e kanë hedhur pas krahëve të shkuarën dhe patën një takim pozitiv në Uashington, ku diskutuan në veçanti për luftën kundër trafikut të drogës.
"Po, ne diskutuam për të dhe u morëm vesh shumë mirë. Patëm një takim shumë të mirë", u tha presidenti amerikan gazetarëve të martën kur u pyet nëse kishte arritur një marrëveshje me Petrën për të ndalur trafikun e drogës nga Kolumbia drejt SHBA-ve.
#EnDesarrollo Donald Trump aseguró que habló con el presidente Gustavo Petro sobre las sanciones y la relación entre ambos mandatarios. “Él y yo no éramos exactamente los mejores amigos, pero no me sentí insultado porque nunca lo había conocido. No lo conocía en absoluto. Y nos… pic.twitter.com/K2uhsEdzvh
— BluRadio Colombia (@BluRadioCo) February 3, 2026
Edhe Presidenti kolumbian tha në një konferencë për shtyp se takimi me Trump ishte pozitiv dhe se ata diskutuan për probleme konkrete dhe një rrugëzgjidhje të përbashkët.
"Lojtarët kryesorë në tregtinë e drogës nuk janë ata që mendoni. Ata jetojnë në Dubai, Miami, Madrid. Ia dhashë emrat e tyre Presidentit Trump. Ata janë jashtë Kolumbisë dhe duhet të gjenden", u tha Petro gazetarëve të martën.
Petro u largua nga Shtëpia e Bardhë pak pas orës 13:00 sipas kohës lokale, pasi kaloi rreth dy orë në rezidencën e presidentit të SHBA-ve. Ai zbuloi se gjatë takimit në Zyrën Ovale, Trump i dha atij një kapelë të nënshkruar me mbishkrimin "Make America Great Again", së cilës i shtoi menjëherë shkronjën "S", e cila shkruante "Make Americas Great Again", duke aluduar si në Amerikën Qendrore ashtu edhe në atë Jugore, përveç Amerikës së Veriut.
Takimi midis dy presidentëve u zhvillua larg syrit të publikut. Shtëpia e Bardhë publikoi një foto të tyre nga Zyra Ovale, ku shihet edhe Zëvendëspresidenti JD Vance, dhe një copë letër në duart e njërit prej ndihmësve të Petro-s ku shkruhet "KOLUMBIA: Aleati i Amerikës kundër narko-terroristëve".
Foto: X
Në muajt e fundit, Trump ka pasur një marrëdhënie veçanërisht të tensionuar me Petron, një ish-guerilas antiimperialist i cili u zgjodh president i Kolumbisë në vitin 2022.
Të dy presidentët kritikuan njëri-tjetrin në tetor kur Trump e quajti Petrën një "lord të paligjshëm droge". Në janar, presidenti amerikan propozoi veprime ushtarake kundër Kolumbisë, dikur një aleat kyç i SHBA-së, duke akuzuar udhëheqjen e saj se nuk arriti të ndalonte trafikun e drogës.
Foto: X
Petro po ashtu ka qenë një kritik i ashpër i Trump. Ai i deklaroi veprimet e qeverisë së tij kundër anijeve të dyshuara për transport droge në Detin e Karaibeve si krime lufte, dhe operacionin amerikan që rrëzoi presidentin venezuelian Nicolás Maduro në fillim të vitit si një "rrëmbim".
Por, Trump u tha gazetarëve një ditë më parë se toni i Petrovit ka ndryshuar, duke sugjeruar se ai ishte bërë më i butë pas veprimeve të SHBA-së kundër Maduros.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Përveç zjarrit, aeroplanmbajtësja është përballur edhe me vështirësi të vazhdueshme teknike. Raportohet për probleme me sistemet hidraulike, të cilat kanë ndikuar në funksionimin e rreth 650 tualeteve në bord, duke krijuar një sfidë serioze për ekuipazhin e madh.
Ushtria izraelite deklaroi në platformën X se ka realizuar një sulm në shkallë të gjerë ndaj infrastrukturës iraniane në zemër të Teheran. Sipas deklaratës, janë goditur “dhjetëra depo armësh dhe vende prodhimi”, si dhe janë çmontuar “qendra komanduese të lëvizshme.
Brenda pak orësh, Dubai dhe qytetet e tjera në Emiratet e Bashkuara Arabe u gjendën nën ujë, të përmbytura nga stuhitë që I kthyen rrugët dhe nënkalimet në lumenj balte dhe mbeturinash.
Teherani deklaron se po qëndron pavarësisht shfarosjes së udhëheqjes së ti dhe mohon skenarët e shembjes së shpejtë duke paralajmëruar se konflikti do të vazhdojë pa u tërhequr.
Një operacion i mundshëm tokësor nuk do të përbënte një pushtim në shkallë të plotë, vëren gazeta amerikane, por mund të përfshijë bastisje nga forcat e Operacioneve Speciale dhe këmbësorisë.
Mediat iraniane raportojnë se ka humbur jetën si pasojë e bombardimeve të fundit një nga shkencëtarët më të rëndësishëm në vend, i njohur si krijuesi i programit bërthamor.
Komente (0)