Komanda Jugore e SHBA njoftoi se forcat amerikane kanë kryer një tjetër sulm ajror ndaj një anijeje të dyshuar për trafik droge në Oqeanin Paqësor, duke shkaktuar vdekjen e dy personave.
Sipas deklaratës zyrtare të publikuar në rrjetin “X”, operacioni është zhvilluar më 24 prill dhe është urdhëruar nga gjenerali Francis L. Donovan, komandant i një njësie të posaçme kundër trafikut të drogës në Amerikën Latine.
Autoritetet amerikane thanë se anija po lëvizte përgjatë rrugëve të njohura të kontrabandës dhe ishte e përfshirë në aktivitete të trafikimit të narkotikëve.
Pamjet e publikuara nga ushtria amerikane tregojnë momentin kur anija goditet dhe shpërthen në flakë. Sipas Komandës Jugore, nuk ka pasur humbje nga radhët e ushtrisë amerikane.
Ky sulm është pjesë e një fushate të zgjeruar të nisur nga administrata e presidentit Donald Trump në muajin shtator, e cila synon shkatërrimin e rrjeteve të trafikut të drogës në rajonin e Amerikës Latine.
Deri tani, kjo fushatë ka rezultuar në dhjetëra sulme dhe mbi 180 viktima, sipas të dhënave të mediave ndërkombëtare.
Autoritetet amerikane pretendojnë se operacionet bazohen në inteligjencë dhe në identifikimin e rrugëve të kontrabandës, por nuk kanë publikuar prova të qarta se anijet e goditura transportonin drogë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)