Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, ka ndërprerë vizitën e tij në Pakistan dhe është larguar nga vendi pak para mbërritjes së një delegacioni nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Lajmi është konfirmuar nga media iraniane, ndërsa më herët zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baghaei, kishte bërë të qartë se nuk ishte planifikuar asnjë takim i drejtpërdrejtë mes dy palëve në Islamabad.
Sipas raportimeve nga media izraelite Kan News, delegacioni amerikan pritet të mbërrijë në kryeqytetin pakistanez gjatë mbrëmjes. Burimet citojnë se Teherani vijon të refuzojë çdo dialog me Uashingtonin për sa kohë mbetet në fuqi bllokada në Ngushticën e Hormuzit, një pikë kyçe për transportin global të naftës.
Ndërkohë, përpjekjet e ndërmjetësve pakistanezë për të afruar palët nuk po japin rezultatet e pritura. Burime diplomatike në Islamabad shprehen skeptike për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje në një kohë të afërt, duke sinjalizuar vazhdim të tensioneve mes dy vendeve.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)