Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka anuluar udhëtimin e të dërguarve të tij Steve Witkoff dhe Jared Kushner në Pakistan për bisedime me Iranin.
Ishte vetë presidenti ai që e dha lajmin për gazetarin e Fox News dhe Axios , Barak Ravid. Sipas Ravid, Trump vendosi të anulojë udhëtimin e të dërguarve të tij për shkak të "qëndrimit të Iranit".
Ndërsa në Fox News, presidenti amerikan tha: "Ne i kemi të gjitha kartat në dorë. Ata mund të na telefonojnë kur të duan, por nuk mund të fluturojnë për 18 orë dhe thjesht të rrinë aty pa folur për asgjë".
Më herët, Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, ka ndërprerë vizitën e tij në Pakistan dhe është larguar nga vendi.
Lajmi është konfirmuar nga media iraniane, ndërsa zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baghaei, kishte bërë të qartë se nuk ishte planifikuar asnjë takim i drejtpërdrejtë mes dy palëve në Islamabad.
Teherani vijon të refuzojë çdo dialog me Uashingtonin për sa kohë mbetet në fuqi bllokada në Ngushticën e Hormuzit, një pikë kyçe për transportin global të naftës.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)