Tragjedi në festën e Pashkëve në Gjermani, rrëzohet pema, i merr jetën 3 personave

Festa e Pashkëve në Gjermani është kthyer në tragjedi, pasi një incident i rëndë ka marrë jetën e tre personave, përfshirë edhe një foshnjë.

Burimi: Bild

05.04.2026. 20:36

Tragjedi në festën e Pashkëve në Gjermani, rrëzohet pema, i merr jetën 3 personave

Festa e Pashkëve në Gjermani është kthyer në tragjedi, pasi një incident i rëndë ka marrë jetën e tre personave, përfshirë edhe një foshnjë.

Ngjarja ka ndodhur në Satrupholm, ku gjatë një aktiviteti në natyrë, një pemë është rrëzuar si pasojë e erërave të forta që përfshinë zonën. Përplasja rezultoi fatale për tre persona që ndodheshin në vendin e ngjarjes.

Sipas raportimeve, mes viktimave është një foshnjë vetëm 10-muajshe, një 21-vjeçare dhe një 16-vjeçare, duke e bërë edhe më të rëndë bilancin e kësaj tragjedie.

Autoritetet lokale kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes, ndërsa kushtet e motit me erëra të forta dyshohet se kanë qenë shkaku kryesor i rrëzimit të pemës.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)